Ministria e Drejtësisë ka reaguar me anë të një deklarate, pas vrasjes së gjyqtares, Fildes Hafizi.
Ministria reagon me tone të ashpra dhe apelon që përgjegjësit të mos i fshihen përgjegjësisë. Sipas saj kjo ngjarje është një kambanë alarmi për shoqërinë shqiptare.
Reagimi i plotë:
Ministria e Drejtesise shpreh tronditjen e thelle nga lajmi I trishte i vrasjes se Gjyqtares se gjykates se Rrethit Gjyqesor Shkoder. Ministri i Drejtesise z. Gazment Bardhi i shpreh ngushellimet e sinqerta familjes se gjyqtares se ndjeje, dhe kerkon me force denimin maksimal ndaj autorit te kesaj ngjarje te rende kriminale.
Vrasja e nje nene nga ish-bashkeshorti I saj, eshte kembane alarmi per shoqerine shqiptare. Mbrojtja e saj ka qene detyrim per autoritetet Pergjegjese, te cilat sot duhet te nxjerrin me urgjence pergjegjesite e tyre dhe mbajne pergjegjesine per mosveprim.
Humbja e nje gjyqtarje profesioniste, eshte humbje per sistemin e drejtesise. Shprehim edhe njehere ngushellimet tona per familjen dhe Zoti qofte me ta ne keto momente te veshtira.
(S.SH/Shuplaka)