22:41 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vrasja e Indrit Çelës, vetëdorëzohet Albano Kusi (Detajet)

16:01 | 15/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
FOTO/ Kush është i riu që u qëllua me plumb në kokë në mes të Tiranës

Indrit Çelaj

Është vetëdorëzuar në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë, Albano Kusi, i cili akuzohet se bashkëpunëtor në vrasjen e Indrit Çelës më 22 Gusht të këtij viti në ambientet e shtëpisë së Bujar Kusit.

Sipas njoftimi të Policisë, vetëdorëzimi i 28-vjeçarit ka ardhur si rezultat i kontrolleve të pandërprera të ushtruara  në ambientet të ndryshme e banesa, dhe përdorimit të metodave proaktive, si dhe pas negociatave me avokatin dhe familjarët.

Më tej Policia njofton se tre ditë pas ngjarjes Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka dërguar urdhërin e për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest ne burg”, për shtetasin Albano Kusi për Veprat Penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” e kryer në bashkëpunim.

“Shtetasi Albano Kusi, në datë 22.08.2019, rreth orës 11.00, në rrugën Muhamet Gjollesha, Tiranë, në ambientet e katit të parë të godinës tre katëshe në pronësi të shtetasit Bujar Kusi, ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, në lidhje me vrasjen me armë zjarri të shtetasit I. Ç”, shkruahet në ragimin e Policisë.

Njoftimi i plotë:

Në vijim të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur në rrugën “Muhamed Gjollesha”, si rezultat i kontrolleve të pandërprera të ushtruara në ambientet të ndryshme e banesa, dhe përdorimit të metodave proaktive, si dhe pas negociatave me avokatin dhe familjarët, është bërë e mundur që në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë të vetë dorëzohet shtetasi në kërkim Albano Kusi

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës, bënë ekzekutimin e urdhërit të ndalimit të lëshuar nga Prokurori si dhe të vendimit të Gjykatës së Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë e cila ka vendosur masën e sigurisë Arrest në Burg, për shtetasin :

Albano Kusi, 28 vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Tiranë,

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në datë 25.08.2019, ka dërguar urdhërin e për ekzekutimin e vendimit penal të datës 25.08.2019, të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, e cila ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest ne burg”, për shtetasin Albano Kusi për Veprat Penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” e kryer në bashkëpunim.

Shtetasi Albano Kusi, në datë 22.08.2019, rreth orës 11.00, në rrugën Muhamet Gjollesha, Tiranë, në ambientet e katit të parë të godinës tre katëshe në pronësi të shtetasit Bujar Kusi, ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, në lidhje me vrasjen me armë zjarri të shtetasit I. Ç.

Materialet në ngarkim të shtetasit Albano Kusi, i dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Tiranë për veprat penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” e kryer në bashkëpunim.

Historia e vëllezërve Kusi:

Kujtojmë se më 12 Nëntor është vetëdorëzuar në ambientet e drejtorisë së Policisë së Tiranës edhe vëllai i Albanos, Griseldo Kusi, i cili akuzohet për vrasjen e teknikut të kodicionerëve pak muaj më parë në zonën e Myslym Shyrit, Indrit Çelaj.

Kusi është vetëdorëzuar në Policinë e Tiranës, i shoqëruar nga avokati i tij Ilir Murati. Griseldo Kusi 31 vjeç dhe Albano Kusi 28 vjeç u shpallën në kërkim në muajin Gusht të këtij viti, ndërsa akuzohen për vrasjen e Çelajt. Ata nuk ishin emra të panjohur për policinë, pasi dhe më parë rezultonin të kishin precedent, dhe në mënyrë të çuditshme të liroheshin nga Gjykata.

Albano Kusi në 2011 doli para gjyqit për vrasjen e Shkëlqim Nozllit, i cili u gjet i vrarë në 18 tetor të vitit 2010.

Mjekësia ligjore përcaktoi se ai ishte vrarë 2 ditë para se të gjendej.

Pas hetimeve rezultoi se zanafilla ishte nje borxh i papaguar mes viktimes dhe te dyshuarit si autor i ngjarjes si edhe pazaret për blerjen e dy pistoletave ne te cilin ishin perfshire edhe dy punonjes se Policise se Burgjeve.

Policet I.Ademi dhe J. Nuhu u arrestuan pas ngjarjes per moskallezim krimi ndersa Albano Kusi si autor i vrasjes. Sipas vendimit te Gjykates qe la ne arrest me burg Albano Kusin pas arrestimit te tij motivi i ngjarjes ishte nje borxh prej 650 eurosh qe i kishte viktima.

Sipas Kusit viktima i ka marre nje pistolete qe ky i fundit e mbante pa leje per shkak te hasmerive qe kishte fisi i tij dhe nen kercenimin e pistoletes i ka kerkuar ti marre serish parate e dhena borxh. Ne perleshje e siper personi nen hetim pretendon se arma eshte shkrehur pa dashje dhe Nozlli ka rene pertoke i vdekur thuhej ne vendimin e mases se sigurise.

Griseldo Kusi i akuzuar për të paktën 2 tentativa vrasjeje

Historia përsëritet pak a shumë dhe me të vëllanë e Albanos, Griseldo KusiN, aktualisht 31 vjeç.

Në 5 gusht 2011 Griseldo arrestohet pasi tentoi të vrasë me 4 plumba Maksut Hysën asokohe 54 vjeç.

Pas 6 muajsh, Griseldo kthehet në qeli, ndonëse për plagosjen e parë kishte kryer vetëm pak muaj burg. kësaj here në bashkëpunim ai i bën atentat Bojken Spahiut, i cili shpëtoi i plagosur rëndë. Dyshohet se shkak i këtij atentati në zonën e Vasil Shantos u krye pas prishjes së pazareve të drogës në Angli.

Edhe babai i tyre rezulton person me precedentë penale pasi në 2015-n është proceduar për vjedhje të energjisë.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: albano kusibujar kusiindrit Çela
Pas

VIDEO/ “Unë kam lindur në Shqipëri”, eurodeputetja Kokalari ka një mesazh për shqiptarët

Para

U gjet e vdekur në shtratin martesor, ky ishte amaneti i fundit i Rezarta Xibrrakut

Para
VIDEO/ Paja ende e pahapur, dalin pamjet brenda dhomës së çiftit të helmuar që u martua 5 ditë më parë

U gjet e vdekur në shtratin martesor, ky ishte amaneti i fundit i Rezarta Xibrrakut

Discussion about this post

 



Të Fundit

Annalena Baerbock zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Rusia në marrëveshje me dy alternativa me Ukrainën mbi armëpushimin pas dështimit të diskutimeve në Stamboll

Anëtar i delegacionit ukrainas: Rusia refuzoi një armëpushim pa kushte në Stamboll

Përfundon ndërhyrja nga ajri në vatrën e zjarrit në Darëzezë, monitorimi vijon nga toka

“Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi”, KQZ i përgjigjet kërkesës së PD: Ja sa janë të papërdorura

Trump dënon ashpër sulmin në Kolorado: Terrorizmi s’do të tolerohet në Amerikë

Bill Gates do ta dhurojë shumicën e pasurisë 200 miliardë dollarë për Afrikën

Kriza politike në Kosovë, Haxhiu: Opozita ka një inat irracional

Fier/Prefekti Arben Çuko: Flakët në Darëzezë po vihen nën kontroll, ndërhyrja nga ajri po jep rezultat

Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit/ Tenton vetëvrasjen profesori, piu alkool me medikamente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.