”Problemet më të mëdha i ka pasur me të vetët”, kështu është shprehur në “Fax News” Ardi Nurellari në lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviç gjatë ditës së djeshme në Kosovë.
Adri Nurellari, mban funksionin e këshilltarit të kreut të PDK-së, Kadri Veseli.
Ai u shpreh se politikani i vrarë, jo gjithnjë ka pasur marrëdhënie të mira me Serbinë zyrtare.
Po ashtu Nurellari përmendi të shkuarën e errët të Ivanonic, i cili ka qenë i dënuar për krime lufte në Kosovë.
‘’Ivanonviç ka qenë person me të shkuar të errët kriminale, ndërsa kohët e fundit ka pasur një qasje më të moderuar. Problemet më të mëdha i ka pasur me njerëzit e tij. Ai ka qenë një person që ka ditur shumë.
Një njeri si Ivanoviç e pengon Serbinë që të përmirësojë imazhin e saj. Vetë Ivanoviç kishte paralajmëruar kërcënimet që mund të ndodhnin ndaj tij.
Gjasat janë që të jetë një ngjarje brenda serbëve, ndërsa nuk përjashtohet aspak ndikimi i influencës ruse.
Rusia e shikon Ballkanin si front të sajin, ndërsa ka përpjekje nga ana e tyre për të ndalur konsolidimin e shteteve ballkanike.
Ajo që dihet me siguri është se ky nuk ishte momenti i përshkallëzimit të konfliktit ndëretnik. Në këto moment ajo që duhet të flasë është drejtësia”, u shopreh ndër të tjera Nurellari.
(E.K/FAXWEB)