Nga të shtënat me armë zjarri në një lokal në qendër të qytetit të Elbasanit, ka mbetur i vdekur juristi Ravik Gurra.
Gura ka qenë avokat në procesin gjyqësor të Çapajve dhe Emiliano Shullazit.
Ai ka marrë pjesë në procesin që Shullazi ka ndaj Ylvi Beqajt për çështjen “Vollga”, ku Shullazit dhe grupi i tij që akuzohen për veprën penale “shtrëngim për dhënie pasurie dhe grup të strukturuar kriminal”.
Ravik Gurra, tha në gjyq se pyetjet e tyre ndaj dëshmitarit nuk ishin konfidenciale, por kishin karakter procedural.
Gurra po ashtu ka qenë edhe avokat i ‘Hakmarrjes për Drejtësi’ dhe i ‘Çapajve’ në Elbasan.
Informacion paraprak
Rreth orës 19:35, në një lokal në Elbasan, nga persona ende të paidentifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi R.G., 50 vjeç, banues në Elbasan.
Shērbimet e Policisë kanē ngritur pika kontrolli në të gjitha rrugët në hyrje e dalje si dhe po krehin zonēn ku dyshohet se janë larguar autorët.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po grumbullon e fikson çdo provë që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes.
Një grup ekspertësh nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policisë e Shtetit është nisur menjëherë në ndihmë të grupit hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e shpejtë të ngjarjes.
(F.GJ/FAXWEB.AL)