12:10 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vrasja e Kacifas, SPAK nuk e merr përsipër, dosja mbetet pa prokuror për shkak të ‘stokut’ në Gjirokastër

17:05 | 14/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
FOTO/ E modifikuar për të qëlluar me preçizion të lartë, kjo është arma me të cilën qëlloi Katsifas policinë shqiptare

Dosja e vrasjes së Konstantinos Kacifas në Bularat nga forcat RENEA, është transferuar nga prokuroria e SPAK në prokurorinë e Gjirokastrës. Vendimi është marrë pak kohë më parë nga Prokuroria e Posaçme, duke bërë që për dosjen në fjale të shpallet moskopetenca dhe të çohet për hetime të mëtejshme në prokurorinë e Gjirokastrës.

Prokuroria e Gjirokastrës ka në organikën e saj vetëm dy prokurore dhe ende nuk është marrë në analizim prej tyre. Dy prokurorë në Gjirokastër përballojnë 1500 çështje të regjistruara në vit. Por çështja ende nuk është marrë në shqyrtim nga prokurorët e Gjirokastrës, kështu që aktualisht, dosja është pa prokuror.

Kacifas u vra më 28 tetor të vitit 2018 në fshatin Bularat të Gjirokastrës. Kacifas ishte ekstremist grek i cili nga kodra e fshatit qëlloi me armë mbi policinë pak para se në Bularat të nisnin ceremonitë për festën e Greqisë. Ai u qëllua për vdekje nga RENEA, e cila mori zonën nën kontroll, ngjarje e ndodhur më 28 tetor 2018.

Grupi hetimor që kishte më herët në dorë dosjen në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, tashmë të shkrirë dhe të shndërruar në SPAK, arritën në konkluzionin se Reparti RENEA nuk shkeli ligjin për përdorimin e armëve të zjarrit më 28 tetor 2018 kur neutralizoi ekstremistin Kostandino Kacifas që qëllonte me armë ndaj policisë në Bularat të Gjirokastrës.

Kallëzimin e bënë familjarët e tij, të cilët pretendojnë se policia e vrau atë edhe pse mund ta shmangte vrasjen duke e plagosur.

Pas

Opozita në një tavolinë me Gjiknurin, thumbon Topalli: Ja kështu, u kthyen në krahët e…

Para

“Duheshin dhënë sinjale dhe Reforma Zgjedhore ishte rast i mirë”, ish-deputetja e PD-së i përgjigjet Topallit dhe Patozit: Të vendosim tulla jo të heqim

Para
“Duheshin dhënë sinjale dhe Reforma Zgjedhore ishte rast i mirë”, ish-deputetja e PD-së i përgjigjet Topallit dhe Patozit: Të vendosim tulla jo të heqim

"Duheshin dhënë sinjale dhe Reforma Zgjedhore ishte rast i mirë", ish-deputetja e PD-së i përgjigjet Topallit dhe Patozit: Të vendosim tulla jo të heqim

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fier/Kontrolle intensive në të gjithë territorin e qarkut, në kuadër të operacionit antidrogë, “Koordinata”.

“Letra anonime dhe intrigë pas atentatit”, Ndoja zbulon prapaskenat në gjykatë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi përfundimisht rezultatin e zgjedhjeve për qarqet Vlorë, Shkodër, Berat dhe Dibër.

Partitë politike në Kosovë janë dakorduar që të mos hyjnë në procedura votimi në seancën e sotme dhe ta ndërpresin atë menjëherë pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Albulena Haxhiu, thotë se do të tërhiqet nëse deputetët nuk e votojnë në votim të fshehtë.

Deputeti i PD Flamur Noka sapo ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Procesi për atentat: Plaurent Dervishaj duke i kërkuar Ndojës: “Mu drejto me emër mua!”

“Ndoja në seancë: ‘Asnjë lidhje me të arrestuarit e tjerë, nuk kam pasur interes pasuror’”

BE nën presion për të çelur negociatat me Ukrainën, Von der Leyen: Ka bërë reforma edhe nën sulme

Finalizohet operacioni i koduar “Gold”, për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit ndërmjet 2 shtetasve.

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.