Ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme në Bularat ku Kostandinos Kacifa qëlloi mbi policinë shqiptare, për t’u ekzekutuar më vonë nga RENEA pas një shkëmbimi zjarri, është komentuar në “Fax News” edhe nga avokati Altin Goxhaj.
Gaxhaj tha se kemi të bëjmë me një akt terrorist, por që me mënyrën se si po e trajton media greke po u bën që edhe të tjerë ekstremistëve të bëjnë të njëjtën gjë si Kacifa, në kohën kur kemi të tjera tema për të biseduar me Greqinë futet në lojë një terrorist, tha ai.
“Jam i shokuar se si shtypi grek ka reaguar, një terrorist e bëjnë hero. Kjo është një mënyrë tipike se si e menaxhon media greke. Pikërisht tani që marrëveshja e detit është hedhur në erë nga SHBA dhe Turqia, kur duhet të ishte tjetër debat futet historia e një terroristi. Ky është akt i pastër terrorist. Tregon një sjellje jo etike të medias greke, siç e thonë këta ngjarjen mund të vijnë edhe të tjerë”, deklaroi Altin Goxhaj.
“Unë them se ka marrë iniciativën vet, e kam të vështirë ta besoj që ka qenë i futur, por ai ka nxjerrë në pah se pse ngrihen këto varreza këtu. Ngrihen pikërisht për atë flamur, për Vorio-Epirin. Ky akt është si pasojë e marrëveshjes që ka bërë Shqipëria për të ngritur varreza greke në Shqipëri”, shtoi ai.
(B.H/Faxweb)