Vrasja e 35-vjeçarit grek Kostantinos Katsifas, në fshatin Bularat të Gjirokastrës, ka shkaktuar një valë protestash. Athina protestoi të dialën dhe mbrëmjen e sotem, ku veç thirrjeve antishqiptare dogji edhe flamurin tonë.
Mësohet se pas këtyre protestave një tjetër e tillë është paralajmëruar për ditën e nesërme para gjykatës së Selanikut në Greqi, në orën 18.30 me orën lokale.
Kujtojmë se në tubimin e zhvilluar në Athinë në sheshin “Sintagma” kishte kore raciste ku thonin:
Gjaku rrjedh dhe kërkon hakmarrje
Çekiç dhe flakë për qentë shqiptarë
Dëgjoni mirë derra shqiptarë, do kthehemi sërish dhe do dridhet toka
Ushtria greke në Vorio Epir, gjaku rrjedh dhe hakmarrje kërkon
Jashtë tani të gjithë shqiptarët
(B.B/ Faxweb.al)