04:25 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vrasja e Kreshnik Beqirajt në Fier, gjenden gjurmë gjaku në banesën ku jetuan me vrasësin e dyshuar

11:21 | 15/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vrasja e Kreshnik Beqirajt në Fier, gjenden gjurmë gjaku në banesën ku jetuan me vrasësin e dyshuar

Sigurohet një provë e re që plotëson panoramën e vrasjes makabre të Kreshnik Beqirajt nga Fieri, i cili dyshohet se është ekzekutuar nga 32 vjeçari Albert Zekaj mesnatën e 22 Qershorit të vitit 2017.

Nga burime të “Fax News” është mësuar se ekspertët e kriminalistikës kanë gjetur gjurmë gjaku në banesën ku Kreshnik Jaupaj de Albert Zekaj jetonin me qira në periudhën kur u zhduk i ndjeri.

Sipas burimeve, nga ekspertimet e kryera me metoda shkencore në vendin e dyshuar të ngjarjes, në banesën në fjalë, janë gjetur gjurmë që dyshohet se janë krijuar në dysheme nga gjaku. Mësohet se ekspertët kanë arritur të marin mostra të gjakut të cilat janë çuar në laboratorin e Policisë Shkencore ku do të kryhet ekzaminimi dhe krahasimi i ADN-së që mund të sigurohet me ADN-në që do të sigurohet nga eshtrat e të ndjerit.

Sipas burimeve, nga hetimet e deritanishme po arrihet të sigurohen prova të një pas njëshme që vërtetojnë skenarin e vrasjes së Beqirajt. Veç rrëfimit të 32-vjeçarit Zekaj i cili pranoi autorësinë  dhe tregoi vendin se ku kishte hedhur trupin e shokut të tij, tani është konstatuar se në banesën ku ata kanë jetuar me qira ka gjurmë gjaku.

Kreshnik Jaupaj, 36-vjeçari nga Fieri u zhduk mbrëmjen e 22 Qershorit të vvitit të kaluar. Që prej asaj dite familjarët e tij humbën çdo kontakt me të. Prej dy vitesh ai jetonte në shtëpi me qira në Fier së bashku me shokun e tij nga Kopliku i Shkodrës, 32-vjeçarin Albert Zekaj, me të cilin ishte njohur në Belgjinë në një kamp kthimi. Sipas familjarëve të Kreshnikut, Alberti kishte jetuar në shtëpinë me qira deri në muajin Gusht të vitit 2017 dhe më pas kishte shkuar në Tiranë.

Ndërkohë, në muajin Dhjetor të vitit të kaluar, pasi nuk kishin asnjë informacion për vendodhjen e Kreshnikut, daja i tij ka kryer denoncim duke ngritur dyshimet se mund ta kishin vrarë. Pas kësaj, edhe vëllai i Kreshnikut, Donjet Beqiraj është kthyer nga emigrimi dhe ka nisur të bashkëpunojë me policinë e prokurorinë e Fierit për të siguruar të dhëna me qëllim zbardhjen e të vërtetës së zhdukjes së familjarit të tij.

Pas disa muajsh hetime, organi I akuzës ka siguruar prova dhe informacione të besueshme nga të cilat janë ngritur dyshimet se Albert Zekaj mund ta kishte vrarë shokun e tij, Kreshnikun. Pasi është shoqëruar disa herë si person i dyshuar për dijeni mbi ngjarjen, herën e fundit, i ndodhur përballë provave, Albert Zekaj ëhstë rrëfyer dhe ka pranuar autorësinë e vrasjes së Kreshnik Beqirajt.

Ai ka treguar se e kishte vrarë mbrëmjen e 22 qershorit kur ishte kthyer në banesë duke e qëlluar me çekiç në kokë. Më pas, ka treguar se e ka lënë dy ditë të banesë trupin e pajetë të shokut të tij dhe ditën e tretë e ka copëtuar, e ka mbështjellë me batanije, e ka vendosur në një valixhe dhe e ka hedhur në një kanal në fshatin Daullas të Fierit. Pas marrjes së këtyre informacioneve, policia gjeti eshtrat e të ndjerit pikërisht në vendin e treguar nga Albert Zekaj, i cili ndodhen nën masën e sigurisë arrest në burg pa afat për veprën penale “vrasje me dashje.”

Etiketa: Fierkreshnik beqirajvrasja ne fier
Pas

Basha i vetëm përballë Ramës në Kuvend, zbulohet arsyeja pse mungoi Berisha

Para

Basha i përgjigjet Ramës: Ku i ke vendet e punës?! Fëmijët hanë qepë dhe lakra turshi

Para
Basha i përgjigjet Ramës: Ku i ke vendet e punës?! Fëmijët hanë qepë dhe lakra turshi

Basha i përgjigjet Ramës: Ku i ke vendet e punës?! Fëmijët hanë qepë dhe lakra turshi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Annalena Baerbock zgjidhet presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Rusia në marrëveshje me dy alternativa me Ukrainën mbi armëpushimin pas dështimit të diskutimeve në Stamboll

Anëtar i delegacionit ukrainas: Rusia refuzoi një armëpushim pa kushte në Stamboll

Përfundon ndërhyrja nga ajri në vatrën e zjarrit në Darëzezë, monitorimi vijon nga toka

“Mungojnë mbi 130 mijë fletë votimi”, KQZ i përgjigjet kërkesës së PD: Ja sa janë të papërdorura

Trump dënon ashpër sulmin në Kolorado: Terrorizmi s’do të tolerohet në Amerikë

Bill Gates do ta dhurojë shumicën e pasurisë 200 miliardë dollarë për Afrikën

Kriza politike në Kosovë, Haxhiu: Opozita ka një inat irracional

Fier/Prefekti Arben Çuko: Flakët në Darëzezë po vihen nën kontroll, ndërhyrja nga ajri po jep rezultat

Kërcënoi me jetë vajzën e Melonit/ Tenton vetëvrasjen profesori, piu alkool me medikamente

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.