02:49 | 14/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Vrasja e Liliana Rukos në Fier, KLD vendos inspektim për gjyqtarin e çështjes

12:01 | 15/09/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Meta mbledh për herë të parë KLD-në, çfarë u diskutua (VIDEO)

Nën drejtimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, zhvilloi sot, mbledhjen plenare, e cila nisi me diskutimin dhe shqyrtimin e informacionit të përgatitur nga Inspektorati i KLD mbi problematikat që lidhen gjatë zbatimit të ligjit nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe të prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Në përfundim të diskutimeve, Këshilli, shprehu gatishmërinë për të dhënë kontributin e tij brenda kornizës ligjore në fuqi në bashkëpunim të ngushtë me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjin e Posaçëm i Apelimit, me qëllim përshpejtimin e procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve.

Në kuadër të nismës së Presidentit të Republikës, për të raportuar mbi ndjekjen e detyrave të vendosura nga KLD, për procedurat që duhet të ndiqen nga Gjykatat, në çështjet e lëshimit të urdhrave të mbrojtjes, për viktimat e dhunës në familje, anëtarët e Këshillit pasi shqyrtuan informacionin e ardhur nga Inspektorati, vendosën që në mbledhjen më të afërt të analizojnë informacionin që i është kërkuar Gjykatave nën juridiksionin e KLD-së në lidhje me çështjet që lidhen me fenomenin shqetësues të dhunës në familje.

Bazuar në përcaktimet e rendit të ditës, anëtarët e KLD-së shqyrtuan raportin e Ministrisë së Drejtësisë mbi kryerjen e hetimit administrativ për verifikimin e procedurave të lëshimit të urdhrit të mbrojtjes nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier për shtetasen L.R. (Liljana Ruko, e vrarë nga burri, duke e hedhur nga dritarja e banjës). Duke mbajtur në konsideratë ndjeshmërinë që ka në opinionin publik fenomeni i dhunës në familje, Këshilli vendosi të kryej një inspektim tematik për gjyqtarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor, Fier, E.S.

Më tej mbledhja vijoi me miratimin e programit të punës për përfundimin e vlerësimeve profesionale për periudhën 2010-2012. Gjithashtu, me konsensusin e anëtarëve të Këshillit u caktua z. Gerd Hoxha, si përfaqësues i Këshillit të Lartë të Drejtësisë në Komisionin Shtetëror për Ndihmën Juridike.

Prononcimi i Presidentit të Republikës, Ilir Meta, pas mbledhjes së KLD-së
Mbledhja përfundoi me një kohë të shpejtë, që do të thotë se vullneti për bashkëpunim, për të plotësuar të gjitha detyrimet që ka ky institucion deri në krijimin e institucioneve të reja kushtetuese është maksimal dhe në kuadër të përshpejtimit të zbatimit të reformës në drejtësi dhe sidomos të zbatimit të ligjit të Vetting-ut, por njëkohësisht edhe në drejtim të përballimit të sfidave që ka funksionimi aktual i sistemit gjyqësor, që natyrisht ka vështirësitë e veta drejt kalimit në një sistem plotësisht të ri.

“Unë besoj se këto do të bëhen publike, sepse diskutimet në KLD-së bëhen publike, por natyrisht që ky është një proces plot sfida dhe vullneti është maksimal për të bashkëpunuar me institucionet e reja të Vetting-ut, por edhe me EURALIUS dhe OPDAT-in që asistojnë në këtë proces.”, u shpreh Meta pasi përfundoi mbledhja e KLD-së. (J.V/Shuplaka)

 

 

Etiketa: kldliljana rukombledhja
Pas

Fotot e papublikuara nga dasma e Orinda Hutës dhe Turjan Hyskës

Para

Çfarë klasi! Arta Dade do t’i mungojë shumë parlamentit shqiptar (FOTOT)

Para
Çfarë klasi! Arta Dade do t’i mungojë shumë parlamentit shqiptar (FOTOT)

Çfarë klasi! Arta Dade do t'i mungojë shumë parlamentit shqiptar (FOTOT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sulmi ndaj Izraelit, Netanyahu u bën thirrje iranianëve t’i kundërvihen regjimit të Teheranit: Ka ardhur koha të ngriheni në këmbë për liri!

Sedilja A11 shpëtoi edhe këngëtarin! Rastësia tragjike lidh dy aksidente ajrore, njëri në Indi dhe tjetri në Tajlandë

Konflikti mes Izraelit dhe Iranit, zhvillohet bisedë telefonike mes presidentit të SHBA Donald Trump dhe kryeministrit britanik Kei Starmer

Sulmi ndaj Izraelit, Netanyahu u bën thirrje iranianëve t’i kundërvihen regjimit të Teheranit: Ka ardhur koha të ngriheni në këmbë për liri!

Britania e Madhe/ Ndoqën dhe vranë shqiptarin në stacionin e metrosë, dënohen dy autorët

Përditësim nga Izraeli: 15 të plagosur nga sulmet e Iranit

Moska e gatshme të ndërmjetësojë për t’i dhënë fund krizës mes Izraelit dhe Iranit

Lideri Suprem i Iranit, Khamenei i drejtohet Izraelit: Ti nise një luftë

Video/Rriten tensionet, mediat iraniane publikojnë pamje të raketave drejt Izraelit

Kundërpërgjigjet Irani, nis sulmin menjëherë ndaj Izraelit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.