04:34 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vrasja e Marjo Majollarit, lirohet i dyshuari kryesor Kastriot Gjuzi

12:22 | 28/05/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vrasja e Marjo Majollarit, lirohet i dyshuari kryesor Kastriot Gjuzi

Pushohet çështja për Kastriot Gjuzin nga Gjykata e Tiranës, i cili prej 1 viti mbahej si i dyshuari kryesor për vrasjen e Marjo Majollarit, e ndodhur prillin e kaluar në zonën e Kinostudios.

Sipas Prokurorisë nuk ka pasur prova në ngarkim të Gjuzit, dhe gjykata ka vendosur lirimin e tij, ndërsa tejet e zhgënjyer nga drejtësia është shfaqur nëna e Marjos.

‘’Sipas prokurorit Avni Kraja tha se nuk janë gjetur prova të mjaftueshme dhe për pasojë duhej pushuar si çështje. Emri i Kastriot Gjuzit doli nga hetimet e policisë. Pse nuk doli një emër tjetër nga hetimet për vrasjen e djalit tim. Prokurori tha se u vra nga dy plumba, ku është autori tjetër, nipi i tij”, delkaroi e ëma e Marjos.

Kur kishin kaluar 9 ditë nga vrasja e Majollarit, Gjuzi u arrestua në Vërnicë të Kosovës dhe menjëherë iu dorëzua autoriteteve shqiptare për “Kalim të paligjshëm të kufirit”. (Lexo edhe këtu) 

‘’Nuk kam lidhje me vrasjen, kam qënë afër vendit ku u vra Majollari, pasi kam 50 meter më larg kam vjerren. U largova se erdhën shumë forca policie dhe mendova se mos kishin bërë ndonjë gjë nipërit e mi. Po kthehesha nga Kosova në Shqipëri me dëshirën time, nuk po tentoja të”, është shprehur Gjuzi pasi u arrestua në Prill të 2018-tës.

Ngjarja dyshohet se kishte prapaskenë hakmarrjen, pasi babai i Marjos ka vrarë në vitin 2010 vëllanë e Gjuzit.

Marjo Majollari duket se e parandjente një hakmarrje të mundshme, pasi në 2015-tën, një vit pas arrestimit të të atit të tij kishte shkuar për të kërkuar azil në Suedi.

Pas refuzimit të kërkesës për azil, ai u kthye në Shqipëri dhe jetonte vetëm me të ëmën pasi ishte djalë i vetëm.

Avni Majollari jetonte prej 14 vitesh në arrati, edhe pse i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje të dyfishtë.

Policia e Tiranës e arrestoi në vitin 2014 në rrugën “Ibrahim Brahja” në kryeqytet. Në momentin e arrestimit, 44-vjeçari, banues në Tiranë u kap edhe me armë pistoletë në brez, kurse në banesë iu gjetën një automatik, një tjetër pistoletë dhe sasi municioni që u sekuestruan si prova materiale. (Lexo edhe ketu) 

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: lirohet kastriot gjuzimarjo majollari
Pas

U arratis nga burgu grek, zbulohet identiteti i 22-vjeçarit shqiptar (Emri)

Para

1 milionë euro, ja si investon Balfin për t’i bërë punonjësit të lumtur

Para
1 milionë euro, ja si investon Balfin për t’i bërë punonjësit të lumtur

1 milionë euro, ja si investon Balfin për t’i bërë punonjësit të lumtur

Discussion about this post

 



Të Fundit

U takua me Trump në Shtëpinë e Bardhë, kancelari Merz: Disa senatorë amerikanë s’kanë asnjë ide për riarmatimin e Rusisë

(video) Kombëtarja shqiptare duke u stërvitur para sfidës me Serbinë

(video) Përfshihet nga flakët vendgrumbullimi i mbeturinave ne lagjen Drizë në Fier

(Video) ‘Mrekulli’ në Bulqizë/ Gjendet gjallë pas dy ditësh 27 vjeçari i aksidentuar, kishte rënë në lumë

Euro e mbyll javën në nivelin më të ulët historik

38 palestinezë dhe 4 ushtarë izraelitë, viktimat e sulmit në Gaza në ditën e Kurban Bajramit

U aksidentua me automjet në Shupenzë dhe përfundoi pranë lumit, 35-vjeçari dërgohet te Trauma

Gazetari serb e provokoi për bashkëshorten serbe, Gjimshiti: Nuk kam ardhur këtu që të përgjigjem për jetën private

Pensionistët në Universitet! Jo provime, por leksione. Të moshuarit do të punësohen dhe stimulohen me bonuse

“Tifozët, mbështetja jonë”, Sylvinho jep porositë për futbollistët: Janë 90 minuta lojë, të jemi me shpirt e zemër në fushë!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.