Të hënën në orën 17:00 do të mbahet një protestë tjetër për 14 vjeçarin Martin Cani, i cili humbi jetën pranë shkollës ‘Fan Noli’ pas një konflikti që pati me një bashkëmoshatar. Prindër të kësaj shkolle do te grumbullohen sërish këtë të hene së bashku me disa përfaqësues të shoqërisë civile dhe kanë listuar disa nga kërkesat e tyre drejtuar qeverisë.
Protesta do të nisë pranë shkollës ku ndodhi krimi dhe do të ndalojë përpara Ministrisë së Arsimit.
Ditën e enjte, prindërit zhvilluan një marshim-protestë nga Shkolla “Fan Noli” drejt Ministrisë së Arsimit, pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani nga një bashkëmoshatar pranë ambienteve të shkollës. Të tronditur dhe të pikëlluar për vrasjen e Martinit dhe të frikësuar për sigurinë e fëmijëve, prinderit lexuan disa kërkesa për institucionet përgjegjëse për rastin në veçanti dhe arsimin në përgjithësi.
Kekerkesat e prinderve jane
- Shtim i buxhetit për arsimin në nivelin 5% të GDP-së. Plotësim me shkolla, infrastrukturë dhe staf mbështetës.
- Rritje dhe plotësim i 100% të shkollave me psikologë, në raportin 1 psikolog për çdo 200 nxënës.
- Qëndrim i nxënësve në hapësirat e shkollës deri në orën 16:00,duke ofruar ushqim dhe mundësi për të bërë detyrat.
- Zbatim emergjent të rregullit për heqjen e telefonave në orarin e mësimit.
- Miratimin e legjislacionit për vendosjen e filtrave parandalues të përmbajtjeve me gjuhë dhune ose urrejtje për fëmijët nën moshën 14 vjeç.
- Çdo shkollë duhet të ketë oficer sigurie.
- Krijimi i një sistemi të raportimit të rasteve ku të ndërlidhen të gjitha hallkat që nga mësuesit, komuniteti i prindërve dhe drejtoritë e shkollave në hapësirën digjitale.
- Dorëheqja e menjëhershme e ministres së arsimit.
Martin Cani u vra me 18 nentor nga bashkëmoshatari Mario Përllesha, i cili mbeti i lënduar gjithashtu, teksa gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për të.