Nga Armand Maho
Tre djemte qe vrane te riun Marvi Mihali i njihja. Kam pasur nje lokal ne ate zone dhe ata vinin shpesh. Ne distance njihja dhe prinderit e tyre! Pergjithesisht ishin njerez qe u binte bretku ne pune, dhe femijet mundoheshin ti edukonin me sa mundnin mire. Ishin ne gjendje te mire ekonomike, por nuk i llastonin, dhe nuk e tejkalonin masen. Kete e di mire pasi me Dejvin bisedoja shpesh, ndersa eugeni ishte me i heshtur. Nuk e marr vesh perfshirjen e atij te voglit Kridensit, sepse ishte nje cunak qe si binte kurre njeriu me qafe. Marvin qe ju prehte shpirti ne paqe e njihja vetem si klient, vinte rralle dhe shume i sjelleshem, me dy sy te qeshur por nuk ishte pjese e shoqerise se ketyre te tjereve. Kam kohe qe prej nendorit te vitit te kaluar qe se kam me ate lokal dhe se di se cfare ka ndodhur. Kur me shihnin ne rruge me pershendesnin shpesh. Natyrisht dhe gjate kohes qe e kisha une ate e benin ndonje zarar te vogel por pergjithesisht me degjonin kur i flisja.
Ajo qe kam vene re, pergjate kohes kur kisha ate lokal ishte pabarazia qe krijohej per shkaj te kushteve ekonomike. Ne ate lokal kam pare gjithfare bij deputetesh, biznesmenesh me ne ze te ketij vendi, ministrash e ish ministrash qe parkonin makinat e tyre te shtrenjta, te rrethuar nga shoqeruese luksi pa mbushur ende 18 vjec. Kishin para pa hesap dhe prishnin pa hesap, ishin te zhytur ne gjithfare lloj vesesh. Te tjeret mundoheshin ti imitonin, kush mbetej mbrapa ndihej i pa vlere! Me sa vija re rendja drejt barazise ishte kthyer ne nje marrezi te pergjithshme, dhe menyra per te rene ne sy ishte si nje gare mes te rinjsh. Studimi dhe vlerat e familjes ishin ne plan te dyte apo te trete, ne rast se skishe para detyrimisht do hiqeshe si i forte perndryshe ambjenti behej mbytes.
Eugeni dhe Dejvi ishin mes ketyre te dyjave, pra familja si linte ti mungonte gje nga gjerat e domosdoshme, si arsimi, veshja apo menyr dinjitoze e te paraqiturit ne shoqeri, por çdo gje me karar. Por te ndikuar nga menyra e jeteses se atyre qe thashe me lart ( disa kishin dhe shofer personal) kerkonin me shume. Shpesh ka kisha vene ne dukje, se prirja e tyre mund ti conte ne rruge te gabuar, sot u bera pishman qe nuk lajmerova prinderit e tij. E dija qe po ti thoja do i fusja ne telashe te medha, sepse vinin nga familje me tradite qe ato gjera si falin as tek te tjeret e jo me tek femijet e tyre. Une dija shume me teper se ata po heshta. Mos kisha heshtur ndoshta Marvi i mire dhe i sjellshem, do ishte gjalle.
Dje i pashe teksa dolen ne gjykate. Dejvi, Geni, dhe Kridensi. Nuk jane demone ashtu sic u leshuan ti etiketonin te gjithe. Jane thjeshte cunake qe marrezia e ketij realiteti nuk mjnd ti mbaje nen frere. Jane aq te rinj sa smund te gjykojne se prinderit e tyre smund te behen dot as hajdute dhe trafikante qe ti barazojne me ata qe ata shohin cdo dite. Jane njerez ne pune te tyre qe i rrisin me sa munden dhe ashtu si munden. Me mendimin qe te behen sa me te denje ne kete pabarazi qe lind jo nga konkurrenca por nga babezia. Modelin me te shemtuar me femijet po e japin pikerisht ata qe duhet te ishin modeli i moralit ne kete vend.
Qe te them se i kuptoj prinderit e Marvit, nuke them dot! Lutem qe asnje Zoti mos e vere ne nje prove te tille. Por po aq lutem qe zoti mos e vere ne prove te tille asnje prind sic ndjehen sot Zefi apo Toma dy binjaket Bitraj. Pashe dje lotet e Tomes, dhe jam i sigurte qe ai burre malesor babaxhan sdo e kish imagjinuar kurre kete situate. Madje smund ta kisha imagjinuar kurre se syte e tij mind te rridhnin lot. Ikte ne pike te mengjesit dhe vinte vone ne mbremje, duke u ropatur per familjen e tij. Po ashtu dhe Zefi! Problemi nuk eshte i tyre. Problemi eshte i kesaj shoqerie qe po promovon me nje shpejtesi te frikshme antivlerat. Ku rruga me e lehte e pasurimit eshte ajo e vjedhjes apo e trafikut. Easy money, i cili me pas reflektohet tek femijet ne luks te shfrenuar. Marvini nuk jeton me, dhe kjo eshte me shume se tragjedi, nje zhuritje shpirti qe te ben te mendosh se femija yt ne kete vend ska asnje e ardhme dhe duhet hequr nje ore me pare. Nga ana tjeter me eshte Dejvi me Eugenin qe ndoshta ende sjane te ndergjegjshem per ate qe ka ndodhur dhe se dine qe me shume mundesi pjesa me e mire e jees se tyre mund te kaloje prapa hekurave. Te dyja palet jane viktime e ndjenjes prinderore. Te dyja palet donin ti kishin femijet afer se mundesine e kishin ti hiqnin prej ketej. Por te dyja rane viktime e nje realiteti qe femijeve te tyre iu imponua! Kjo ngjarje eshte pikerisht pasqyra e asaj qe po perjeton ky vend!