Në orët e para të mëngjesit, në veriun e Mitrovicës janë lëshuar alarmet. Sipas mediave kosovare janë arrestuar ish-polici Dragisha Markoviç dhe Sasha Curciç, për shkak se dyshohen se kanë pasur lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviç.
Burime të Gazetës Express thonë se Prokuroria Speciale e Kosovës ka lëshuar urdhër për arrestimin e dy personave, ish-policit të Kosovës Dragisha Markoviq dhe Sasha Curciç, për shkak se dyshohen se kanë pasur lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviçit.
Arrestimin e këtyre dyve e ka konfirmuar edhe Goran Rakic.
Sipas disa videove që janë dërguar në adresë të Gazetës Express, dëgjohet se pjesa veriore e Mitrovicës ka lëshuar alarmin.