Lidhur me vrasjen e avokatit Ravik Gurra në Elbasan, dhoma e avokatëve të këtij qyteti ka vendosur që të ndërpresë për tre ditë të gjitha shërbimet. Në këtë mënyrë bllokohen nga e hëna dhe në tre ditët në vazhdim dhe çështjet gjyqësore që këta avokatë kanë në ngarkim.
Ngjarja që tronditi Elbasanin
Pas ekzekutimit të avokatit Ravik Gurra,në qendër të Elbasanit, policia ka kryer edhe shoqërimet e para mbrëmjen e djeshme. Sipas burimeve të Faxweb.al dy persona të cilët shoqëronin avokatin Gurra dhe që janë edhe dëshmitarë të vrasjes së tij janë marrë në pyetje gjatë natës nga policia.
Mësohet se të shoqëruarit ishin juristi i bashkisë Elbasan Arben Hoxha dhe Astrit Telhollari mik i përbashkët i tyre. Personat e pyetur janë shprehur se gjithçka ndodhi papritur.
Sipas të dhënave paraprake dyshohet se autori është afruar në këmbë pranë Gurrës për ta ekzekutuar. Më pas ai është larguar me shpejtësi nga vendngjarja ku e priste dhe një makinë tjetër, që më pas u dogj në dalje të Elbasanit.
Pista e hetimit
Policia po heton pistën e hetimit “vrasje për shkak të detyrës” për Gurrën. Gurra kishte në dorë çështjen e vëllezërve Hysa. Avokati ka qenë i njohur edhe si avokat i fisit të Çapajve dhe Emiljano Shullazit. (Lexo ketu)
Avokati ka një eksperiencë 10 vjeçare në fushën e drejtësisë, gjë për të cilën ai kishte kryer edhe një specializim në Londër. Gurra po ashtu kishte edhe një zyrë avokatie në Londër, ku kishte zhvilluar aktivitetin e tij, para se të vendoste të kthehej në Shqipëri.
Ravik Gurra u ekzekutua me armë e tipit pistoletë me seliniciator, ndërsa një prej plumbave që u qëllua në drejtim të tij e ka prekur në zonën e kokës. Zona ku ka ndodhur atentati ka qenë e paisur me kamera sigurie dhe e ndriçuar. Gurra u ekzekutua në një lokal në qendër të Elbasanit, dhe në një orar kur zona ka qenë mjaft e populluar me njerëz, në prag të ndeshjes mes Shqipërisë dhe Turqisë që u luajt në qytetin e Shkodrës.
Regimi i dhomës së avokatisë
Për vrasjen reagoi dhe Dhoma e Avokatisë, e cila shpreh shqetësimin e saj duke argumentuar se veprime të tilla kanë marrë përshkallëzim në rritje ndaj profesionit të avokatit.
“Dhoma e Avokatise te Shqiperise, nepermjet mediave u vu ne dijeni te vrasjes me arme zjarri te Avokat Ravik Gurra, antar i Dhomes te Avokatis Tirane, ajo e tronditur thelle nga kjo ngjarrje, me shqetesim dhe indinjate te thelle ju kerkon organeve ligjzbatuese duke i dhene perparesi gjetjes dhe venies para pergjegjesise te autoreve te kesaj vepre e cila vjen e behet cdo dite me prezente ne kercenim te jetes dhe shendetit ndaj avokateve, veprime qe kane marre pershkallzim ne rritje ndaj profesionit sa te nderua aq edhe fisnik te avokatit” deklaron Dhoma e Avokatisë./E.K FAXWEB.AL
Discussion about this post