Gjykata e Lezhës, ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për 40-vjeçarin Dorian Keqi, i cili u arrestua të hënën nga policia për vrasjen e ish-drejtorit të OST në Mirditë Saimir Jaku dhe plagosjen e shtetasit Gjergj Marku, ngjarje e ndodhur në shtator të vitit 2016 në Rrëshen.
40-vjeçari u zbulua pas 6 vitesh, pasi kishte lënë gjurmë në vendin ku ishte djegur atomjeti i përdorur në këtë ngjarje.
Sipas burimeve në seancen e zhvilluar me dyer të mbyllura, 40-vjecari ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen dhe se atë ditë kishte qenë në fshatin Vinioll të Kurbinit.
Në një dëshmi të siguruar më herët nga Fax news, Keqi kishte deklaruar se ai ishte punëtor ndërtimi në të zezë, dhe se nuk kishteasnjë lidhje me vrasjen e Jakut.
“Nuk kam lidhje me këte ngjarje, personin me të cilin më akuzoni nuk e njoh. Unë punoj në ndërtim në të zezë dhe nuk kam asnjë dijeni për akuzat apo personat që më akuzoni”, mësohet të ketë thënë Keqi, përpara hetuesve, shkruan Faxweb.al.
Arrestimi i tij u bë në mënyrë të rastësishme nga Policia e Lezhës, ku iu morën shenjat e gishtave gjatë një ndalimi teksa drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Shenjat e gishtave u përputhën me ato të marra te një shishe që u gjet pranë makinës së autorëve që ekzekutuan Jakun. Sipas avokatit të Keqit kjo provë është e pamjaftueshme për arrestimin e klientit të tij.
(E.K/Faxweb.al)
Discussion about this post