Një person është arrestuar nga policia në lidhje me vrasjen e ish-efektivit të policisë, Santiago Malko.
39-vjeçari nga Tirana me iniciale Blendi Teta dyshohet se ka kryer veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.
Burimet bëjnë me dije se nga hetimet e deritanishme, 39 vjeçari dyshohet se ka kryer veprime për të penguar zbardhjen e së vërtetës si edhe nuk ka kallëzuar krimin.
Ky është shoqërimi i parë sa i përket ekzekutimit të Santiago Malkos. Ndërkohë grupi hetimor mendon se dëshmia e 39-vjeçarit do të jetë kyç në identifikimin e autorëve ose porositësit e vrasjes.
Si ndodhi ngjarja:
Vrasja ndodhi mbremjen e së martës së 27 gushtit rreth ores 22.20 minuta në nje rruge te populluar afer Xhamllkut.
Bëhet e ditur se 26-vjeçari ka qenë në lëvizje me mjetin e tij, teksa është qëlluar me kallashnikov, e më pas ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me një mur anës rrugës.
Viktima, Santiago Malko mësohet se është qëllluar nga një automjet Benz ngjyre gri ku kanë qëne dy autorët e maskuar me kapucë.
Sipas dëshmitarëve njeri prej tyre ka qëlluar me breshëri automatiku ne drejtim te mjetit të 26 vjeçarit sapo ky i fundit doli nga lavazhi.
Në pak sekonda viktima ka humbur kontrollin dhe mjeti është përplasur me murin e kompanisë aleat ndërkohë që në morinë e shumtë të plumbave, dy kanë qënë vdekjeprures për të riun duke e kapur ne organet jetesore.
Konflikti për lojërat e fatit është pista kryesore që grupi i hetuesve po ndjek për zbardhjen e ekzekutimit mafioz të 26-vjeçarit.
(K.H/Faxweb.al)