Miqtë e shqiptarit të ekzekutuar Kreshnik Gjini, i cili u ekzekutua këtë të martë në Belgjikë, kërkojnë ndihmë financiare nga kushdo në mënyrë që të sjellin trupin e tij në Shqipëri, aty ku prehet edhe babai i tij.
“Një fatkeqesi shumë e madhe ndodhi në Belgjike, u vra një djalë i ri në ma t’mirën ditë i cili fatkeqësisht është rritur edhe jetim. Një dhimje shumë e madhe për nanën e vet se djali u vra e fatkeqësisht, mundësia për me pru kufomën në Atdhe nuk asht e mirë.
Me shumë dhimje dhe lot ju lutemi të gjithë shqiptarëve të japin sado pak ndihmë financiare me aq sa mundësi sa kanë të ndihmojmë këtë nanë të shkretë e këtë djalë të ri të shkojë të prehet në paqe pranë babit vet i cili dhe ai ka ik i ri nga kjo botë. Ju bëjmë lutje përsëri krejt shqiptarëve që e njohin e që nuk e njohin Kreshnik Gjinin vëjeni dorën në zemër e ndihmojeni nanën e vet”, shkruajnë miqtë e tij në rrjetet sociale.
Kujtojmë se Gjini, u ekzekutua të martën me dy plumba në një kafene në Saint-Denis në komunën e Forestit në Belgjikë. (D.D/Shuplaka)