Mëngjesin e ditës së djeshme në Belgjikë shkaktoi jehonë vrasja e 31-vjeçarit shqiptar Kreshnik Gjini. Ai u ekzekutua pranë një kafeneje në Saint-Denis në Forest. Ndërkohë për arsyet e vrasjes së tij ka pasur disa teza në mediat belge.
Një prej dëshmnitarëve ka qenë dhe kolegia e tij e punës, Liliane. Gjithë skena është zhvilluar para syve të saj. Fatmirësisht ajo nuk ka pësuar asnjë lëndim, teksa në dëshminë e saj para hetuesve belgë ka thënë:
“Në punë ai ishte një djalë simpatik dhe gjithmonë ishte korrekt. Por, natyrisht nuk e di se çfarë ka ndodhur në jetën e tij private. Unë e di se familja e tij është në Shqipëri dhe ai aty e kishte zemrën gjithmonë dhe donte të kthehej. Dyshoj se ngjarja ka lidhje me ndonjë mosmarrëveshje. Nikon e shikoja si djalin tim”.
31-vjeçari, i cili në Belgjikë përdorte emrin Niko K., mbrëmjen e së dielës ka qenë në një festë me kolegen e tij në një lokal në Faubourg në Saint-Denijsplein. Aty ai pati edhe kërcimin e tij të fundit, shkruajnë mediat belge.
“Ne po kërcenim dhe Niko më tha se do të ishte mirë sikur ai të arrinte të kuptonte se çfarë donte. Ndoshta ndiente diçka”, tha Liliane.
Për kolegen dhe eprorin në punë të 31-vjeçarit, ai ishte shumë i sjellshëm në punë dhe nuk kishte shfaqur asnjëherë probleme.
Sakaq, hetimet janë përqëndruar tek pista e hakmarrjes nga shqiptarë të tjerë.
E dashura e Gjinit, Cristina, u jep hetuesve një pistë për vrasjen e të riut shqiptar, duke thënë se një nga xhaxhallarët e tij, pak më i madh se Kreshniku, u vra një vit më parë në Shqipëri. “Prej një viti, ai ndihej i kërcënuar”, tha ajo.
(E.K/SHUPLAKA)
Discussion about this post