Ditën e sotme një atentat me armë zjarri ka lënë të plagosur në mes të qytetit Tefik Hykën po sipas të gjitha gjasave kjo ka të bëjë me një ngjarje të vjetër.
Të gjitha lidhjet të çojnë në një zinxhir vrasjesh që e kanë zanafillën në vitin e largët 1995 dhe me vrasjen e të fortit të Shijakut Dritan Avdyli.
Në vitin 1995 Tefik Hyka u përfshi në vrasjen e të fortit të Shijakut Dritan Avdyly. Njeriu i Hykës një person nga ‘4 Rrugët e Shijakut’ futi në kurth Dritan Avdylin i cili u vra nga vrasësi me pagesë Durim Kusi.
Kjo ngjarje do të pasohej nga një seri vrasjes. Njeriu që çoi në pritë Dritan Avdylin do të eleminohej në mes të Shijakut nga djali xhaxhait të Dritan Avdylit. Ndërsa disa vite më pas Durim Kusi do të eleminohej në Tiranë nga djali tjetër i xhaxhait të Dritan Avdylit. (E.K/SHUPLAKA)