Autori i vrasjes së 24-vjeçarit Viktor Shkorreti mbrëmjen e së mërkurës në Laç ka dhënë dëshminë e tij në polici lidhur me ngjarjen.
Emanuel Koca, i cili u arrestua dje nga ana e Policisë, thotë se ai është penduar për krimin që ka kryer, po gjithçka sipas tij e ka bërë në kushtet e vetëmbrojtjes.
“Jam penduar për atë që kam bërë, Viktor Shkorreti më qëlloi me thikë, ndaj e qëllova me armë”, është shprehur Koca në polici. Ndërkohë që ai pretendon se është dëmtuar me thikë në dorë dhe në njërin prej veshëve.
Kujtojmë se sherri mes dy të rinjve ka nisur për një vend parkimi, ndërsa arrestimi i autorit u bë pasi në vendin e ngjarjes i kishin rënë disa dokumente pronësie ku figuronte dhe emri i tij.
(E.K/Faxweb.al)