Shtyhet sërish seanca gjyqësore kundër katër adoleshentëve nga Gramshi.
Shkak ka qenë mosparaqitja e avokatëve mbrojtës të viktimës tjetër të kësaj ngjarje (pra mbrojtja e personit që u plagos).
Ka pasur tensione në sallë dhe jashtë gjykatës nga familja e viktimës, Fatjon Bici, të cilët akuzojnë trupin gjykues se qëllimisht shtyn seancat duke i akuzuar për korrupsion dhe sorollatje të qëllimshme të procesit.
Policia e Shtetit ka ndërhyrë për të larguar familjarët.
Seanca e radhës ndaj adoleshentëve të Gramshit do zhvillohet më 18 mars, ora 11:00