Dy ditë më parë një i ri shqiptar u vra në Greqi, ndërsa autori i ngjarjes është vetëdorëzuar në polici.
Autori vrasjes së Mario Leskajt rezulton të jetë një tjetër shqiptar, 27 vjeç, i cili është dorëzuar në polici dy ditë pas krimit.
Ai i ka pohuar autoriteteve policore se krimin e ka kryer pas një zënke me viktimën.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 27 qershorit, në Peristeri, ku shqiptari Mario Leska u sulmua me thikë dhe gjeti vdekjen nga plagët e marra.
(E.K/FAXWEB.AL)