Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e regjistruar në Itali, ku u ekzekutua një shqiptar 33-vjeçar.
Alfons Kola, 33-vjeçari u vra me thikë jashtë një lokali në Calcinato të Breshias teksa autor është një bashkatdhetar, i identifikuar si Petrit Gega, 52-vjeç.
Viktima mbërriti në spital në kushte të rënda dhe nuk mundi të mbijetonte, pavarësisht se i ishte nënshtruar një operacioni delikat.
Mësohet se si viktima Alfons Kola ashtu edhe autori Petrit Gega janë nga fshati Kallmet Vogël i Lezhës. Banesat e tyre në këtë fshat janë vetëm pak metra larg njëra-tjetrës.
Sipas banorëve familjet kanë pasur marrëdhënie shumë të mira me njëra-tjetrën dhe janë të tronditur nga kjo ngjarje.