Dalin detaje të reja nga vrasja makabre e teknologut të Rafinerisë së Naftës në Ballsh, Shefo Duraj.
“Po shkoj me disa shokë tek një mik në Skrapar për ngushëllim”, kjo ishte telefonata e fundit që ai ka kryer me familjarët, mëson ”Shqiptarja.com”.
Sipas eskpertizës mjeko-ligjore, Duraj, 57-vjeç, ka gjetur vdekjen pas goditjeve me sende të forta.
Pasi u shpall i humbur nga familjarët e tij, ai u gjet pas dy javësh i pajetë në pyllin e fshatit Kalenjë në zonën e Mallakastrës. Ai kishte humbur kontaktet me familjarët që më datë 20 nëntor dhe fillimisht u deklarua për një vdekje aksidentale.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarjeje të rënde, ndërsa policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të saj.