Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kaluar për gjykim dosjen për vrasjen e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, ngjarje të ndodhura para 17 vite më parë. Të pandehur për dy vrasjet e bujshme të vitit 2005, janë marrë, Lulzim Berisha, Indrit Rusi, Viktor Ymeri, Emiljano Shullazi dhe Indrit Tallau.
Çështja tashmë ka kaluar për gjykim ku shtetasit e lartëpërmendur do përballen me akuzat e Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake me pasoja të rënda”, “Grup i strukturuar kriminal”, si dhe të “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese”, kundër dy ose më shumë personave, të kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal. Akuzat ndaj tyre janë ngritur pas dëshmisë së Luftar Reçit, i cili ka marrë statusin e bashkëpunatorit të drejtësisë.
Për vrasjen e Vajdin Lajmat, Reçi në dëshminë e tij, tregon se minën me telekomandë që u përgatit në një garazh, e mori në dore Emiljano Shullazi, i cili ishte bashkë me një vajzë. Sipas tij, Shullazi ishte brenda një makine me ngjyrë të errët, bashkë me një vajzë kur mori bombën.
Reçi tregon se Viktor Ymeri ishte mburrur në burg, se personin që i vuri bombën Vajdin Lamajt, e kishte gjetur ai nga qelia. Prokuroria e lidh Shullazin me ngjarjen referuar dëshmisë së Luftar Reçit si edhe të vëllait të Vajdin Lamajt, i cili ka dëshmuar se dyshon se pas vrasjes ishte pikërisht Shullazi dhe grupi i tij. Ky i fundit, dyshohet nga SPAK se ishte personi që qëlloi me armë edhe në tetor 2004 ndaj Vajdin Lamajt, ku ky i fundit mbeti i plagosur.
Të akuzuarit, janë emra të njohur për drejtësinë për një seri krimesh të tjera, të burgosur, të dënuar apo të shpallur në kërkim. Për këti dy ngjajrjet në kërkim ndërkombërar është edhe Plarent the Dervishaj, i cili jeton në Dubai.