Pas vrasjes që tronditi dje Shkodrën, ku pas një atentati mafioz mbeti i vdekur Fatos Ferracaku dhe i plagosur Fatmir Meaj, kanë mbërritur në komisariatin e policisë drejtues të lartë të policisë së shtetit.
Drejtori për Krimet e Rënda në policinë e shtetit Niko Brahimi dhe këshilltari i Ministrit, së bashku me pjestarë të task forcës në policine e shtetit që prej mesdites se djeshme kanë qenë në Drejtorinë e Policisë së Shkodrës me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarje.
Burime pranë policisë së Shkodrës bëjne me dije se ato kanë qendruar deri në orët e vona të së mërkurës duke lënë porosi të qarta për zbardhjen e kesaj ngjarje ndërkohë që po administrohen edhe dëshmitë, por edhe provat që janë mbledhur në vendin e ngjarjes.
Atentati mafioz në Shkodër/ Kush është viktima Fatos Ferracaku, baba i 4 fëmijëve (FOTO)
Njoftimi i policisë për ngjarjen:
Sot rreth orës 11:15 në lagjen “Partizani” në vendin e quajtur ‘Merkata Rus’, dyshohet se dy persona me motoçikletë kanë qelluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit F.V. 31 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.
Nga të shtënat është plagosur dhe shtetasi F.M., i cili ndodhet jashtë rreziku për jetën nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Policia e Shkodrës e mbështetur nga FNSH Shkodër ka ngritur pika kontrolli dhe në gjithë zonën ku dyshohet se janë larguar autorët.
Policia ka gjetur dhe një mjet motoçikletë të djegur, që dyshohet se u përdor nga autorët, në lagjen ‘Guerrile”.
Po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
(M.Q/Faxweb)
Discussion about this post