Janë zbardhur të tjera detaje nga vrasja e biznesmenit Arjan Ferracaku ditën e djeshme në Shkodër.
Burime për Faxnews zbulojnë se bashkë me të në momentin e ngjarjes kanë qenë dy persona, miku i ngushtë dhe djali i xhaxhait ndaj të cilëve është qëlluar gjithashtu me breshëri automatiku dhe kanë shpëtuar mrekullisht. Mësohet se të dy ata janë mbajtur thuajse 12 orë në komisatariatin e Policisë Shkodër, si deshmitarë kyç.
Ato kanë rrëfyer para grupit hetimor se kishin dalë për kalërim në livade siç bënin shpesh dhe aty kishin lënë takim me dy miq të tyre të cilët gjithashtu janë të apasionuar pas hipizmit.
Sapo kanë mberritur në zone, nga prapa shkurreve janë dëgjuar breshëri automatiku dhe kuajt janë trembur duke i rrezuar në tokë të tre ata. Të zënë nga paniku dhe frika kanë vrapuar për t’u larguar duke hyrë në kanale dhe më pas në shtigje duke shkuar shtepitë që i kanë në zooteknike zonë e afërt me livadet. Ata kanë menduar se të njëjtën gjë ka bërë dhe 30 vjecari Arjan Ferracaku. Ka qenë kali i plagosur në këmbë i vikimës me dy plumba, i cili ka shkuar në banesën e 30 vjecarit në atë gjendje. Aty kanë kuptuar situatën dhe janë kthyer në vendngjarje ku e kanë gjetur të pajetë Arjan Ferracakun.
(J.D/Faxweb.al)