00:17 | 19/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vrasja makabre e Kreshnik Beqirajt, i vëllai denoncon: Ka prapavijë politike, ende s’kemi marrë trupin!

09:40 | 22/03/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vrasja makabre e Kreshnik Beqirajt, i vëllai denoncon: Ka prapavijë politike, ende s’kemi marrë trupin!

Kur kanë kaluar më shumë se 1 vit e gjysmë nga zhdukja dhe më pas gjetja e trupit të Kreshnik Beqirajt në Fier, familjarët e tij shprehen se Prokuroria e Fierit nuk i ka kryer si duhet hetimet.

I vëllai i tij, Donjet Beqiraj, në një lidhje telefonike për Fax news është shprehur sot se tabulatet telefonike të vëllait të tij nuk përputhem me ato të autorit të dyshuar, Albert Zekaj.

Beqiraj shton më tej se daja i tij, Arben Sulaj, që ka ndjekur çështjen është larguar tashmë jashtë vendit, dhe ka rrëfyer detaje tronditëse për ngjarjen në Belgjikë, vend ku ka kërkuar dhe azil.

Në dokumentet e kërkesës së azilit që Faxweb.al disponon përfshihet një emër në radhët e PS-në e Fierit. Për shkak se kjo mund të jetë përdorur qëllimisht nga daja i viktimës për të përfituar azil, ne kemi vendosur që të mos e vendosim emrin e denoncuar nga Sulaj.

Sipas Donjet Beqirajt familja e tij ka marrë kërcënime të shumta, ndërkohë që ende nuk kanë mundur që të varrosin trupin e të vëllait.

“Hetimet kanë përfunduar dhe i kanë kaluar dosjen gjykatës, si kanë përfunduar hetimet kur nuk janë bërë ende verifikimet? Nuk janë marrë kamerat e sigurisë në pallatin ku im vëlla banonte, nuk është bërë analiza e ADN-së së njollave të gjakut. 95 % e tabulateve që kemi ne në dorë si familje nuk përputhen me ato që thuhen nga ana e Prokurorisë.

Ne duam të dimë se ku ndodhet trupi i vëllait tonë, dhe ende nuk na është dorëzuar. Kur kam pyetur në morg për këtë, përgjigja që mora është që do pyes, si do pyesësh ti? Nuk kemi kryer dot as ritet normale të varrimit. Kanë dalë fakte shokuese, Arben Sulaj është daja jonë që na ka informuar për zhdukjen e vëllait tonë, dhe ka bërë madje dhe denoncimin, dhe ka kërkuar azil në një nga vendet e BE-së.

Daja nuk ka ka konfirmuar se çfarë ka ndodhur realisht, po ne dimë që ajo që ai ka rrëfyer në Belgjikë ka detaje tronditëse. Arben Sulaj është larguar menjëherë sapo unë kam ardhur në Shqipëri në muajin Janar. Kemi marrë kërcënime, ka prapavijë politike”, u shpreh më tej Donjet Beqiraj.

Familja këmbëngul që Albert Zekaj është paguar nga persona të tretë për të kryer vrasjen e Kreshnik Beqirajt. Kujtojmë se Zekaj në policia ka deklaruar se ai e ka qëlluar me çekiç Beqirajn, dhe më pas trupin e ka future në një valixhe dhe e ka hedhur mes ferrave. (Lexo edhe ketu) 

(E.K/FAXWEB.AL)

Etiketa: arben sulajdonjet beqirajkreshnik beqirajsulajvrasja makabre
Pas

Vrasje makabre/ Theret në rrugë vogëlushi shqiptar

Para

Festa e Sulltan Novruzit, ja si festojnë bektashinjtë shqiptarë

Para
Festa e Sulltan Novruzit, ja si festojnë bektashinjtë shqiptarë

Festa e Sulltan Novruzit, ja si festojnë bektashinjtë shqiptarë

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Një tradhëti e egër dhe e paligjshme” – pse BE-ja nuk ndëshkon më fuqishëm Izraelin?

Rritja e pagave COI sjell 180 milionë euro më shumë në buxhet përmes sigurimeve dhe tatimit mbi të ardhurat

Shtëpia Botuese e Universitetit të Oksfordit ndalon publikimin e revistës shkencore të sponsorizuar nga Kina

Forcat paramilitare Sudaneze (RSF) akuzohen për vrasjen e pothuajse 300 civilëve gjatë sulmeve në fshatra

Gjermania i kërkon Izraelit të lejojë më shumë ndihma në Gaza në mënyrë “të sigurt” dhe “humane”

Brazili miraton ligjin e “shkatërrimit”, që dobëson ndjeshëm mbrojtjen mjedisore

Papa Leoni thirrje kryeministrit izraelit: Duhet të mbrohen vendet e adhurimit

Telefonatë Erdogan-Putin: Përleshjet në Suwayda të Sirisë kërcënojnë sigurinë rajonale

Të paktën 321 të vrarë në përleshjet në Suwayda që nga e diela

Inteligjenca amerikane konfirmon se presidenti iranian u plagos në sulmin izraelit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.