Një vrasje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në ambientet e Agjensisë Kosovare të Inteligjencës. Fillimisht u tha se ishte plagosur një anëtar i saj, mirëpo në sqarimin e agjenisë thuhet se personi që ka mbetur i vrarë punonte në lokalin brenda godinës.
“Sot, më 04.09.2018, rreth orës 09:10, në objektin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka ndodhur gjuajtje me armë zjarri, me ç’rast një zyrtar i sigurimit të brendshëm ka shtënë mbi një punonjës të bufesë. Viktima ka ndërruar jetë në QKUK”, ka thënë AKI në njoftimin për media.
Rasti, sipas AKI-së, nuk ka të bëjë me çështje që ndërlidhen me veprimtarinë e AKI-së. Me hetimin e këtij rasti po merret prokurori kompetent.
Discussion about this post