11:48 | 08/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Vrasja me plumb në gojë që tronditi Shkodrën, arrestohen si të përfshirë dy persona. E lidhën dhe e tërhoqën zvarrë

09:19 | 18/05/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vrasja me plumb në gojë që tronditi Shkodrën, arrestohen si të përfshirë dy persona. E lidhën dhe e tërhoqën zvarrë

Policia e Shkodrës është vënë në lëvizje pas vrasjes makabre të 32 vjeçarit Endri Mustafa, i cili u gjet i vrarë në zonën e Livadheve, tre ditë pasi ishte zhdukur nga banesa e tij. Burimet bëjnë me dije se blutë e Shkodrës kanë ndaluar dy persona të cilet kanë dijeni apo jane të përfshirë në vrasjen e 32 vjeçarit Mustafa.

Gjatë dites së djeshme në policinë e Shkodrës janë shoqëruar 8 persona të cilët dyshohet se kishin dijeni për këtë ngjarje të rëndë ndërkohë që pas disa orësh hetime policia ka ndaluar dy prej tyre.

Ende nuk behet i ditur identiteti i të ndaluarve por mësohet se ndaj tyre janë kryer veprimet proceduriale dhe janë ndaluar si të përfshirë në vrasjen e rëndë që tronditi Shkodrën.

Detaje tronditëse u mësuan dje nga ekzekutimi i 32 vjeçarit Endri Mustafa në Shkodër. Burime jo zyrtare bëjnë me dije se ai është qëlluar me të paktën 7 plumba njërin prej të cilëve e ka marrë në gojë, 3 të tjerë në kokë dhe 3 plumba në gjoks. Ai është tërhequr për disa metra zvarrë nga autorët e krimit dhe dyshohet se kjo ka ndodhur pas ekzekutimit.

Ngjarjet kriminale të mëparshme ku ishte përfshirë Endri Mustafa

Mustafa ishte një emër i njohur për drejtësinë, ai rezulton i arrestuar në vitin 2016 për grabitje me dhunë dhe dyshohej se ishte pjese e grupit të Astmer Bilalit. Gjithashtu Mustafa është arrestuar dhe për plagosje dhe fajde.

Në datë 7 qershor 2016, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër shkuan të dëmtuar 2 shtetas me iniciale: E.Gj, 27 vjeç, banues në Bërdicë, Shkodër G.M, 24 vjeç, banues në Shkodër.

Policia tha se shtetasit E.GJ i kanë marrë nën kërcënimin e armës në lagjen Guerile, Shkodër (në një zonë të pabanuar) 150.000 lekë të reja dhe një telefon i-Phone disa persona të armatosur dhe të maskuar me tre automjete: BMW X5, Ford Focus ngjyrë të zezë dhe një autoveturë.

Policia e Shkodrës organizoi një operacion të koduar me emrin “Livadhet” dhe arrestoi shtetasit:

Ardit Torishta, 23 vjeç, banues në Shkodër.
Bekim Torishta, 20 vjeç, banues në Shkodër.
S.B, 16 vjeç, banues në Shkodër.
Endri Mustafa, 27 vjeç, banues në Shkodër (i dënuar më parë për plagosje).

si dhe u bë shpallja në kërkim e shtesasit A.Bilali, 27 vjeç, banues në Shkodër.

Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen se janë autorë të veprave penale “Vjedhje me armë”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve e municioneve lufatrake” kryer në bashkëpunim, ndaj shtetasve me iniciale E.Gj dhe G.M.

Po ashtu u arrestua edhe Astrit Bilali, babai i shtetasit të shpallur në kërkim.

Më herët, në vitin 2019 dy vëllezërit Bilali u ekzekutuan në Kiras. Sipas burimeve të policisë të dy vëllezërit Bilali ishin të përfshirë në disa ngjarje kriminale në qytetin verior, siç ishte edhe grabitja me plagosje, ku mori pjesë Endri Mustafa.

Gjendet i vrarë me armë zjarri 32 vjeçari në Shkodër, kishte 3 ditë i zhdukur. (Pistat dhe precedentët e mëparshëm penalë)

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: endri mustafamustafavrasja e mustafes ne shkoder
Pas

PAMJE TË FRIKSHME nga Shkodra/ Një person vdes në aksident, disa të tjerë të plagosur. Njëri prej mjeteve përgjysmohet pas përplasjes me murin

Para

Meta shpërndan videon në krah të Vjosa Osmanit në samitin e ‘Brdo Brijunit’: BE të liberalizoj pa vonesa të mëtejshme vizat me Kosovën

Para
“Edhe 100 pranvera të tjera për Vjosën sot në ditëlindjen e saj”, Meta takohet me presidenten Osmani në Slloveni

Meta shpërndan videon në krah të Vjosa Osmanit në samitin e ‘Brdo Brijunit’: BE të liberalizoj pa vonesa të mëtejshme vizat me Kosovën

Discussion about this post

 



Të Fundit

PL: Strehimi është kthyer në luks për shumicën e shqiptarëve, një ndër faktorët që po nxit largimet nga vendi

Aksioni ku u kapën 6 kg heroinë në Kapshticë, arrestohet drejtuesi i mjetit që transportonte drogën dhe 4 punonjës policie

Masat e sigurisë për ndeshjen Shqipëri-Serbi, Proda mesazh falënderimi

Koçiu: Rikonstruktohen 4 qendra shëndetësore në Durrës, shërbime për 6 mijë qytetarë

“Bread&Heart” Festival, Rama: Format unikal bashkëpunimi mbi sfidat e ndërtimit në Shqipëri

Kryetarët e Gjykatave të Larta të Evropës Qendrore dhe Lindore mblidhen nesër në Vlorë

Arsimi për fëmijët, si të përfitoni zbritjet pas deklarimit të të ardhurave! Shembuj konkret, dokumentacioni që ju nevojitet

Pas ndeshjes, policia shqiptare shoqëron në Rinas skuadrën serbe. Nuk u shënua asnjë incident

Media britanike ‘Times’: Zbuloni pikat sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.