Pas sherrit të sotëm me thika në Vlorë, ku humbi jetën 23-vjeçari Armando Rrapaj, policia ka mundur të arrestojë të dyshuarin e shpallur në kërkim.
Në pranga është vënë 20-vjeçari Novrus Merko, i cili sëbashku me vëllain e tij 27-vjeç Klevis Merkaj akuzohen se kanë goditur me thikë të riun Rrapaj.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth 13:40 pasditen e sotme afër spitalit në lagjen “Partizani”, ku dy vëllezërit Merko, pasi e kanë rrahur të riun e kanë goditur atë me thikë.
Si pasojë e plagëve të marra, 22-vjeçari ka ndërruar jetë pranë derës së spitalit siç shikohet edhe në këtë video. Mësohet se midis agresorëve dhe viktimës ka patur lidhje krushqie. (D.D/Shuplaka)