20:10 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Vrasja me thikë në Vlorë, familjet në lidhje krushqie. Klevis Merkaj: Më goditën 6 veta

12:03 | 22/01/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Vrasja me thikë në Vlorë, familjet në lidhje krushqie. Klevis Merkaj: Më goditën 6 veta

Ngjarja e rëndë që tronditi Vlorën, ku mbeti i vdekur Armando Rrapaj 23 vjeç, gjatë konfliktit me dy vëllezërit Merkaj, vijon ende të shkaktojë përplasje mes familjeve.

Mësohet se nga një dëshmi e bërë nga krushqit e viktimës Armando Rrapaj, 27-vjeçari Klevis Merkaj përfshihet sërish në krim pavarësisht se i vëllai Novruz Merkaj mori përsipër vrasjen e të riut.

Familjet Rrapaj dhe Merkaj kane pasur një lidhje krushqie të përbashkët. Vjehrra e vëllait të Armando Rrapajt (viktimës) fajëson Klevis Merkaj që është dhe burri i thjeshtrës së saj për krimin. Në dëshminë  e dhënë për një portal online, Rajmonda Nurçe sqaron se dy vëllezërit, Klevis dhe Novrus Merkaj kanë shkuar në banesën e saj për të kërkuar vëllain e viktimës (Endri Rrapaj) teksa kërcënonin se do ta vrisnin.

“Për të sqaruar këtë situatë dhe për shuar debatin mes palëve unë mora në telefon Armandon, ndërsa vëllezërit Merkaj dhe nëna e tyre kanë sulmuar mbi të duke shkaktuar vdekjen e tij nga plaga e marrë në zemër”, është shprehur ajo. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe bashkëshorti i saj, e njëherazi vjehrri i Klevis Merkaj, i cili ka kërkuar që dhëndri dhe e bija të merren në pyetje nga policia.

Nga ana tjetër, Klevis Merkaj ka hedhur poshtë këto pretendime, duke u shprehur se u thirr nga viktima për sqarim e më pas u sulmua nga 6 veta. Ai shpjegon se nëna e tij ndërhyri për ta mbrojtur, por mbeti e plagosur.

“Në atë moment rastisi dhe mamaja ime, e cila ka ndërhyrë për të më shpëtuar por është dhunuar dhe ajo dhe aktualisht është në spitalin ushtarak në Tiranë në gjendje të rëndë”, tregon Klevis Merkaj.

Ai ka akuzuar njerkën e bashkëshortes dhe vjehrrin e tij se kanë dashur ta trafikojnë vajzën 14-vjeçare, akuza që i ka bërë edhe e mitura, bashkëshorte e Klevis Merkaj. (XH.A/SHUPLAKA)

Etiketa: deshmivjehrrivloreVrasja
Pas

Rexhep Qosja: Mbështes shkëmbimin e territoreve mes Serbisë dhe Kosovës, arsyeja

Para

Anxhela Peristeri në “Miss Albania”, shihni cilat kishte konkurrente (VIDEO)

Para
Anxhela Peristeri i jep tjetër leksion vetes, kush e ka zhgënjyer? (FOTO)

Anxhela Peristeri në "Miss Albania", shihni cilat kishte konkurrente (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho befason me futbollistët, Hysaj e Shehu nga minuta e parë! Sulmi Manaj – Broja

Qëllohet me shishe uji autobusi i skuadrës serbe në Tiranë, tifozët kuqezi i sulen nga pas

“Më shumë se një ndeshje futbolli”, Shqipëri-Serbi në “sytë” e The Guardian

Drejt Shqipëri-Serbi/ Kontrolle të imtësishme në “Arena Kombëtare”, nis hyrja e tifozëve në stadium

SHBA planifikon dhënien e 500 milionë dollarëve për fondacionin humanitar në Gaza

JD Vance për Musk: Është gabim të flasësh kundër Trump, por ai është një djalë emocional

“Festë” në rrugët e Tiranës, tifozët shqiptarë e presin sfidën me këngë e valle! Si është atmosfera përpara Shqipëri-Serbi

Jep doreheqjen shefi i komisariatit te Himares Neritan Buzi

U la jashtë nga Silvinjo, portieri motivon Kombëtaren para Serbisë: Dalshi faqebardhë

Milano/ Policia arreston katër persona, mes tyre një shqiptar! Sekuestrohen apartamente luksoze dhe llogari bankare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.