Mësohet se si pasojë e të shtënave me armë ku humbi jetën Pjerin Xhuvani, ka mbetur i plagosur në këmbë dhe një efektivja e Forcave Shqiponja, Xhensila Shota. Ndërkohë që janë plagosur dhe dy persona të tjerë njëri prej të cilëve është Klemend Xhaferraj.
![](https://www.faxweb.al/wp-content/uploads/2021/04/pjerin-xhuvani-600x363.jpg)
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe FNSH janë nisur me urgjencë drejt vendngjarjes.
Konflikti dyshohet se ka nisur pasi anëtarë të Partisë Demokratike së bashku me drejtuesin politik të qarkut, Gazmend Bardhin, kanë ndaluar një automjet në të cilin ndodhej viktima dhe të plagosurit të cilët dyshohet se po shpërndanin para për blerjen e votave.
Pjerin Xhuvani i cili mbetur i vdekur si pasojë e të shtënave me armë ditën e sotme në Elbasan është ish-kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Pjerin Xhuvani.
Xhuvani ka mbojtur postin drejtorit në Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, i arrestuar në vitin 2015 për skandalin e rimburisimeve të ilaçeve.
Në vitin 2017 Xhuvani ka kaluar te PDIU-ja, ndërkohë që së fundmi i është bashkuar Partisë Socialiste.
Emri i tij së bashku me Klemend Xhaferrin kanë janë lakuar së fundmi në përplasjet e simpatizantëve të PD-së me atë të PS-së gjatë festimeve të ditës së verës.
Vijon…