Gazetari investigativ Artan Hoxha, ka reaguar pas vrasjes nga forcat RENEA të grekut Kostandinos Kaçifas, pasi ky i fundit qëlloi me breshëri ndaj policisë shqiptare në Gjirokastër, ku po zhvillohej ceremonia për nderimin e ushtarëve grekë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Artan Hoxha shkruan: “Pushka top djemtë e RENEA-s”.
Teksa sjell në vëmendje vrasjen e dy dëshmorëve të atdheut në 10 prill 1994, oficerin Fatmir Shehu dhe ushtarin Arsen Gjini, ai shkruan: “Këtë radhë më mirë të qajnë nënat tuaja sesa të veshin shami të zeza nënat tona”.
“Qe heren tjeter ta marrin vesh mire se kush eshte i zoti i shtepise….
Na i vrate nje here me 10 prill 1994-en dy deshmoret e atdheut, oficerin Fatmir Shehu dhe ushtarin ne vendroje Arsen Gjini, ne repartin kufitar te Peshkepise. Kete radhe me mire te qajne nenat tuaja se sa te veshin shami te zeze nenat tona….”, shkruan Hoxha, ndërsa sfidon grekët duke thënë: “Po keni dyshime, provojeni prapë…”
(B.B/ Faxweb.al)