Pas përplasjes së 4 tetorit në ish-bllok, policia ka forcuar kontrollet me qëllim ruajtjen e rendit në këtë zonë.
Siç duket nga fotot e siguruara nga Fax News, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu i shoqëruar me drejtues të tjerë të policisë po kryejnë inspektimet në këtë zonë.
Mësohet se Veliu u ka kërkuar drejtuesve të policisë së Tiranës më shumë kontrolle dhe punë me informacionet nga terreni, për çdo element që lëviz i armatosur.
Kujtojmë që përplasja me armë në ish-bllok, e cila shënoi një viktimë dhe dy të plagosur tronditi mbarë opinion publik, duke ngjallur frikë mbi sigurinë në vend.
(J.D/Faxweb.al)