Nga spitali i Traumës në Tiranë, në një dalje për mediat avokati i Eljon Hatos, Zeni Qinani, u shpreh se masa e sigurisë për klientin e tij do të jepet rreth orës 13:30. Sipas tij nuk provohet akuza që ka ngritur nga prokuroria.
“Ne zhvilluam një seancë gjyqsore te spitali Ushtarak, prokuroria ka kërkuar arrestim në flagrancë dhe caktimin e masës ‘arrest me burg’.
Unë kërkova që gjykata ta shqyrtojë si të paligjshëm arrestimin ndaj klientit tim. Pasi akuzohet për një vepër penale të rëndë dhe armëmbajtje pa leje. Asnjë nga pretendimet nuk është vërtetuar. Provat nuk janë të mbështetura në ligj. Nuk ka asnjë shenjë gishtash. Është i pafajshëm.
Të zhvlërësohet vendimi. Ai është viktimë, është në gjendje të rëndë për jetën. Kërkova të kushtohet kujdes ndaj këtij personi. Vendimi do të jepet më vonë. Rrëth orëa 13:30 në gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë. Është në gjendje të rëndë. Po trajtohet nga mjekët. Nuk është në gjendje të flasë.”
Mbrëmjen e të enjtes Eljon Hato mbeti i plagosur rëndë gjatë përplasjes më armë të në ish Bllok, ku mbeti i vdekur Fabiol Gaxha dhe i plagosur shoku i tij Ervis Martinaj.
Hato, nga Shkodra, rezulton person me precedentë të theksuar kriminalë, i dënuar për vrasje dhe i akuzuar për porositjen e një ekzekutimi nga burgu.
Gjatë ditës së djeshme Prokuroria mori në pyetje në spital biznesmenin e basteve Ervis Martinajn për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.
Në lidhje me ngjarjen dy ditë më parë u arrestua në Kakavijë edhe Galdo Hoti, pasi dyshohet se është njëri nga personat që ka qëlluar me armë zjarri në lokal. Ai ishte pjesë e tavolinës së tre personave që ndodhen në kërkim.
I arrestuar për këtë ngjarje: Galdo Hoti
Të plagosur dhe në masë arresti: Ervis Martinaj dhe Eljon Hate.
Në kërkim: Ervin Mata (I dashuri i Elvana Gjatës), Fabio Allushi dhe Mevjol Bilo (Komando dhe truprojë i Elvana Gjatës, autor i dyshuar i vrasjes së Fabian Gaxhës).
(M.Q/Faxweb)