Policia ka identifikuar autorin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e kaluar në kryeqytet ku një person ka mbetur i vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur.
Autori i vrasjes emri i të cilit nuk bëhet i ditur për shkak të hetimeve është ekspert i përdorimit të armëve.
Sipas burimeve paraprake ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobta.Në orët në vijim pritet që policia të dalë në një reagim zyrtar për ngjarjen.
Ndërkohë është sekuestruar në ambientet e Kopshtit Botanik një mjet motorik që dyshohet se ka lidhje me vrasjen e ndodhur mbrëmë në zonën e ish-Bllokut.
Mjeti motorik i sekuestruar dyshohet se ka transportuar personin që kreu atentatin në ambientet e jashtme të lokalit, dhe ende nuk ka burime të sigurta nëse në ngjarje ka qenë një apo më shumë autorë. Derimë tani ka rreth 20 persona të shoqëruar.
Nga pamjet e kamerave dyshohet se viktima Rigers Gaxha ka qëlluar ndaj autorit me të cilin kishte nisur një konflikt fillimisht verbale e më pas fizike e deri tek armët.
Rigers Goxhaj dhe Laert Hasa kanë qenë shoqërues të Ervis Martinajt. Të tre protagonistët ishin ulur në një tavolinë në lokal.
Burime bëjnë me dije se është plagosur dhe një person i tretë i paidentifikuar, që është trasportuar një një spital privat në Tiranë.
Ndërkohë raportohet se numri i të shoqëruarve është më shumë se 20 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Nga atentati mbetën të plagosur Ervis Martinaj, Laert Hasa dhe një i tretë, ende i paidentifikuar.
(M.Q/Faxweb)