Burimet bëjnë me dije se gjatë ditës së sotme është vetëdorëzuar në polici Ervin Mata, një nga emrat më të kërkuar për ngjarjen e ndodhur gjatë vitit të kaluar në një nga lokalet më të njohura në ish-bllok.
Mata akuzohet për “vrasje në rrethana të cilësuara të mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” si dhe “mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.
Për ngjarjen e rëndë të ndodhur më 4 tetor 2018 në zonën e ish-bllokut, janë shpallur në kërkim edhe Merviol Bili dhe Fabio Alushi.
Nga ngjarjae cila tronditi kryeqytenin përpara disa muajsh, mbeti i vdekur Rigers Gaxha dhe u plagosën Ervis Martini dhe Redi Popesku.
Deklarata e Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë ekzekutuan urdhërin e ndalimit për shtetasin:
E. M., 31 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasi E. M., është person i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Vrasjes në rrethana të cilësuara, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, të parashikuara nga nenet 79 dh, 22, 25 dhe 278 të Kodit Penal.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Vijon..