Është zbardhur dëshmia e pronarit të lokalit ‘Monopol’, Redi Popesku, në ish-Bllok ku ndodhi ngjarja e rëndë me 1 të vrarë e dy të plagosur.
Biznesmeni Popesku thotë se konflikti ka nisur për shkak të këngëtares Elvana Gjata.
Ai ka deklaruar në polici se Ervin Mataj dhe Ervis Martinaj janë takuar normalisht dhe nuk kanë dhënë shenja për ndodnjë konflikt të mundshëm. Sipas tij Ervin Mataj kishte kërkuar që Ervis Martinaj të vinte në lokal.
“Mesa kuptova ka qenë një konflikt ordiner për t’u sqaruar në lidhje me ngacmimin e së dashurës së Ervin Matës, Elvana Gjata.
Gjithashtu dua të sqaroj momentin që para se të vinte Ervis Martinaj, mua më tha Ervin Mata, nëse e kisha problem që ai të vinte tek lokali im. I thashë se nuk kishte problem, pasi Martinajn e kisha të njohur. Dua të sqaroj se të dy këta persona, si Ervin Mata dhe Ervis Martinaj u takuan normalisht dhe nuk dhanë asnjë shenjë për konflikt. Pra u takuan miqësisht dhe nuk kishin tendencë që të tregonte se situata do agravonte siç ndodhi”, ka thënë Popesku.
Popesku ka deklaruar se sherri ka nisur fillimisht mes personit që mbeti i vdekur nga ngjarja, Fabiol Gaxha dhe komandos Meviol Bilo.
Fillimisht pati përplasje fizike, por më pas Fabiol Gaxha nxori armën dhe qëlloi i pari.
(B.H/Faxweb)
Discussion about this post