15:15 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

Vrasja në Itali/ Autori rrëfen dyshimet e vjetra që e çuan të vriste mikun e tij

18:05 | 19/07/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Vrasja në Itali/ Autori rrëfen dyshimet e vjetra që e çuan të vriste mikun e tij

Të tjera  detaje janë zbuluar në lidhje me vrasjen e ndodhur në Terni të Italisë, ku vetëm një ditë më parë u qëllua për vdekje shqiptari Durim Hyseni.

I arrestuari për krimin, 60-vjeçari Kujtim Beli ka rrëfyer në polici se ka qenë mik me muratorin shqiptar, ndërsa ka rrëfyer edhe arsyet se përse e ka kryer krimin.

Sipas Belit, Demir Hyseni kishte pasur në të kaluarën një histori dashurie me bashkëshorten e tij në vitin 2013. Pavarësisht se nga bashkëshortja tanimë është divorcuar dhe ajo jeton në Gjermani, Beli duket se nuk ia ka falur kurrë tradhëtinë mikut të tij.

“Kujtim Beli ishte i bindur që Durim Hyseni, mik i vjetër i familjes, kishte pasur më parë një lidhje me ish-gruan e tij, që tani jeton në Gjermani”, është shprehur kreu i Policisë së Ternit që ka hetuar dhe zbardhur vrasjen.

“Umbria On” shkruan se pas këtij rrëfimi, prokuroria zyrtarizoi urdhrin e arrestit duke e cilësuar si “Krim pasionant për motive të dobëta”.

Më tej, mediat italiane shkruajnë se Beli kishte shkuar në Itali në 10 korrik dhe synimi i udhëtimit duket se ka qenë pikërisht vrasja e Hysenit.

Po ashtu, një ditë para vrasjes Beli e kishte telefonuar viktimën për t’i thënë se ndodhej në Itali dhe për t’i kërkonte ta ndihmonte me një vend pune.

Kjo është telefonata që ka ndihmuar policinë të bjerë në gjurmët e Belit, i cili u arrestua 12 orë pas krimit në afërsi të portit të Barit. (D.D/Shuplaka)

Etiketa: Durim HyseniitaliKujtim Belivrasje
Pas

Çeku tenton të kalojë kufirin shqiptar me 19 kg kanabis, arrestohet nga policia në Hanin e Hotit (EMRI)

Para

Tre ditë para zgjedhjeve, Eduard Selami ka një MESAZH për demokratët

Para
Selami kandidatura e lëvizjes “Basha ik”? Ç’deklarojnë mendimet kundër në PD dhe KUSH do jenë garuesit e tjerë?

Tre ditë para zgjedhjeve, Eduard Selami ka një MESAZH për demokratët

Discussion about this post

 



Të Fundit

Izraeli mund të godasë objektet bërthamore të Iranit

Turqia “injoron” kundërshtimet e Greqisë dhe Qipros, Ankaraja gati të bashkohet me programet e mbrojtjes të BE-së

Ish-deputeti izraelit i ekstremit të djathtë: “Çdo fëmijë, çdo foshnjë në Gaza është armik”

Në sulmet izraelite në Gaza në 10 ditët e fundit janë vrarë 815 palestinezë

Maqedonia e Veriut pritet të nënshkruajë marrëveshje për partneritet strategjik me Mbretërinë e Bashkuar, në fokus investimet rreth 6 miliardë euro

Ilir Alimehmeti në Fax News: “Zgjedhjet nuk ishin të lira, sistemi elektoral penalizon opozitën dhe partitë e vogla

Osmani në Zvicër: Bashkë po shkruajmë kapitullin e ri të historisë së partneritetit midis shteteve dhe popujve tanë

Lumenj droge e eurosh mes Amerikës Latine, Europës dhe Shqipërisë/ Zbardhet dosja italiane për operacioni “Ura”! 14 nga emrat për të cilët u urdhërua arrestimi

Kryediplomatja evropiane Kallas pritet të nisë turneun në Ballkanin Perëndimor, këtë javë viziton Serbinë dhe Kosovën

Dosja e Sterilizimit! Flet Ilir Beqaj: Nuk është çështje koncesioni, procedimi ndaj meje pa bazë ligjore

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.