Janë arrestuar dy autorët e dyshuar të vrasjes në Kamëz ku i vdekur mbeti një burrë, ndërsa e shoqja e tij ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spital.
Burime për Fax News nga Policia e Shtetit bëjnë me dije se autorët e dyshuar janë V.K, 24 vjeç nga Burreli, banues në Kamëz dhe Rr.H.
Autori kryesor V.K, ka pranuar krimin por s’ka dhënë detaje para hetuesve.
Janë ngritur disa grupe policore që po kontrollojnë për gjetjen e armës.
Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në rrugën “OSBE” ku persona ende të paidentifikuar sulmuan me amrë duke vrarë 52-vjeçarin Agim Buçin dhe plagosur bashkëshorten e tij Merita Buçi 44 vjeçe. Pronari 52 vjeçar i dyqanit, baba i tri vajzave dhe një djali, është dërguar me urgjencë në spital i plagosur rëndë me plumb në gjoks, por nuk ka mundur të mbijetojë. Ndërsa bashkëshortja e tij është plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas mbërritjes në vendngjarje, policia nisi mbledhjen e provave materiale, si dhe sekuestroi pamjet nga kamerat e sigurisë të bizneseve pranë vendit të krimit.
Drejtoria e Policisë së Tiranës vendosi një shpërblim prej 500 mijë lekësh të reja për këdo që jepte informacione për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
(F.G/Faxweb.al)
Discussion about this post