00:51 | 23/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Vrasja në Laç, flasin fqinjët dhe familja e nuses: Vjehrri e dhunonte

17:31 | 05/05/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Vrasja në Laç, flasin fqinjët dhe familja e nuses: Vjehrri e dhunonte

 

Ndoc Tota, autori i vrasjes së nuses së djalit të tij, gjatë rimarrjes në pyetje nga Policia e Kurbinit ka shfaqur pendesë për krimin.

41-vjeçarja Vera Tota, nënë e dy fëmijëve, mbeti e vdekur pasi u qëllua me një levë hekuri pas një debati me vjehrrin e saj.

Ngjarja tronditi fshatin Zhejë të Kurbinit.

Nëna e dy fëmijëve mbeti e vdekur të mërkurën rreth orës 05:00 të mëngjesit. 75-vjeçari u largua nga banesa pas ngjarjes, ndërsa u arrestua nga forcat e policisë dy orë më pas, në kushte të rënduara psikologjike në një zonë të pyllëzuar.

Trupi i pajetë i 41- vjeçares u gjet në oborrin e banesës së familjes Tota nga burri i saj, që sapo ishte kthyer nga puna, si roje nate. Edhe pse Ndoc Tota pretendon për konflikte të herëpashershme, policia nga ana e saj thotë se nuk ka pasur asnjë denoncim për një fakt të tillë.

Ndërkaq, fqinjët shprehen se mes viktimës dhe dy prindërve të bashkëshortit të saj kishte pasur konflikte të vazhdueshme dhe dhunë, ndonëse viktima ishte fjalë-pak.

Familjarët e viktimës shkojnë më tej duke thënë se 41- vjeçarja ishte viktimë e dhunës sistematike nga vjehrri dhe vjehrra, raporton Panorama. 

Ata rrëfejnë se viktima me bashkëshorti ishin larguar me shtëpi me qira në Laç, por tre muaj më parë ata ishin rikthyer, sepse nuk kishte kush të kujdesej për dy prindërit e moshuar të bashkëshortit të saj.

Mësohet se autori ka shfaqur pendesë për vrasjen duke thënë se gjithçka ka ndodhur në gjaknxehtësi e sipër dhe se me goditjen me levë nuk ka pasur si qëllim ta vriste.

41-vjeçarja ishte rikthyer pak kohë më parë në fshatin Zhejë, pasi nuk kishte kush të përkujdesej për dy prindërit e moshuar të bashkëshortit të saj, pasi ishin zhvendosur për të jetuar në Laç.

Nga dëshmitë e fqinjëve të familjes në Zhejë, mësohet se marrëdhëniet e vështira mes prindërve të tij dhe dy bashkëshorteve të para të tij kishte bërë që ato ta braktisnin 45- vjeçarin Tota. Sipas fqinjëve, dy nuset e para, por edhe e fundit që mbeti viktimë, kanë rënë pre e dhunës së ushtruar nga dy prindërit e moshuar. (M.D/Shuplaka)

 

Etiketa: lac
Pas

Basha shkon në Kavajë, takim me strukturat e PD-së në orën 19:00

Para

Rama tërheq kandidatin në Kavajë: Ka një plan për destabilizimin e këtij vendi, çadra është ngritur për ta vënë në zbatim

Para
Rama tërheq kandidatin në Kavajë: Ka një plan për destabilizimin e këtij vendi, çadra është ngritur për ta vënë në zbatim

Rama tërheq kandidatin në Kavajë: Ka një plan për destabilizimin e këtij vendi, çadra është ngritur për ta vënë në zbatim

Discussion about this post

 



Të Fundit

Moment i tmerrshëm kur shpërthen zjarri brenda kabinës së një avioni në Sydney. Pasagjerët ndihmojnë ekuipazhin

Izraeli dhe Siria do kenë takim të nivelit të lartë të enjten, me ndërmjetësimin e SHBA-së

Sërish probleme për sulmuesin e Realit, por madrilenët kanë besim

Shpëtuan një të moshuar nga zjarri në Korçë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit falënderon punonjësit e Patrullës së Përgjithshme në DVP Korçë

“I dhanë ilaç gjumi dhe ishte i lodhur”, djali i Biden zbulon arsyen e performancës së dobët të babait në debatin me Donald Trump

Dita Botërore e Trurit, ministria Albana Koçiu ndan rastin e pacientes 16-vjeçare: Ndërhyrje moderne

Bota e muzikës në zi! Ndahet nga jeta në moshën 76-vjeçare legjenda e Rock & Roll, Ozzy Osbourne

Zyrtari rus arrestohet për përvetësim të 9 milionë eurove nga projektet e fortifikimit në kufirin me Ukrainën

Greqi/ Zjarr i madh në Korinth, flakët dalin jashtë kontrollit. Banorët urdhërohen të evakuohen

Kuvendi i Kosovës gjen “shpëtim” te kushtetuesja! Më 26 korrik skadon afati i vënë nga gjykata, ekspertët: Nuk rrezikohen mandatet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.