Rreth orës 4 të mëngjesit një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Mamurras, ku është plagosur me armë 27-vjeçari Indrit Pepa.
Gjatë transportimit për në Spitalin e Traumës, i riu ka ndërruar jetë për shkak të plagëve të marra. Policia thotë se e ka identifikuar autorin e vrasjes dhe e ka shpallur atë në kërkim.
Dyshimet e para të policisë janë se Indrit Pepa ka pasur dje një konflikt me disa persona, dhe kjo ka bërë që situata të çojë në një tragjedi. 27-vjeçari prej disa vitesh jetonte jashtë Shqipërisë dhe ishte baba i një vajze 3-vjeçare.
Pepa është vrarë në dalje ta banesës së tij me kallashnikov.
Detajet:
Sot, rreth orës 04:30, është marrë njoftim se në Mamurras, afër xhamisë së qytetit, është plagosur me armë zjarri shtetasi I.P. 27 vjeç, banues në Mamurras, i cili është transportuar për në Spitalin e Traumes në Tiranë, por rrugës ka ndërruar jetë.
Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasit A.M. 49 vjeç, banues në Mamurras i cili u shpall në kërkim dhe punohet për kapjen e tij.
Grupi hetimor në vendngjarje nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(E.K/FAXWEB.AL)