Detaje të reja kanë dalë në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme në fshatin Rabije në Memnaliaj ku u gjet i ekzekutuar me armë zjarri Alket Muhaj, 43-vjeç.
Policia ka arrestuar si të dyshuar për ngjarjen shtetasit K.C 59-vjeç dhe A.K. 33 vjeç, banues në fshatin Gllavë.
Policia ka shoqëruar 6 persona në komisariat. Ndërkohë Burime për ‘Fax News’ bëjnë me dije se viktima është qëlluar me 7 plumba me kallash nga autorë profesionistë.
Në vendngjarje policia ka gjetur vetëm 1 gzhojë edhe pse ndaj tij është qëlluar 7 herë.
Vrasja në Memaliaj dyshohet se ndodhi për shkak se viktima raportoi tek policia për parcelat e kanabisit. (B.H/Faxweb)
Discussion about this post