Ka nisur senaca e radhës ndaj Arbër Paplekaj, në gjykaten e shkallës se parë të Elbasanit. Në senacën e kaluar dy ditë me parë, avokatet kanë paraqitur parashtrimet dhe pretendimet e tyre në përgjigje të provave që prokuroria ka paraqitur për ngjarjen, dhe parashtrimet e tyre për personat që ata mbrojnë.
Në senacën e kaluar avokati Paplekës Mirash Martinaj, ka kërkuar riekspertimin e ngjarjes së Pjerin Xhuvanit pasi sipas tij ka ende prova të munguara dhe ekspertet të mos jenë nga prokuroria Elbasan, por të jenë ekspertë të tjerë të licensuar.
Por gjykata e ka rrezuar kërkesën e avokatit të Martinaj pasi vlerësoi provat e prokurorisë sic është dhe riekspertimi i skenës së vrasjes së Pjerin Xhuvnait i datës 14 Qeshor 2021. Sot kjo senace do të zhvillohet për të ballafaquar provat matriale që prokuroria disponon. Sikundër shihet në seancë është i pranishëm dhe vetë Paplekaj.