Detaje të reja nga vrasja në Shkodër nga ku mësohet se viktima, Ramzan Mataj ishte kthyer nga Belgjika. Bëhet me dije se 33-vjeçari ka jetuar në Belgjikë për gati një vit. Nërkohë, policia po heton nëse ka pasur konflikte në Belgjikë.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të shumta të Policisë dhe Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të rastit, identifikimin dhe kapjen e autorëve.