Kanë dalë të tjera detaje nga vrasja e ndodhur pasditën e sotme në Shkodër, ku mbeti i vdekur 54 vjeçari Prendush Fushaj. Siç raporton Faxnews, viktima dhe autori F.P kanë qenë fqinj me njëri tjetrin dhe pasi kanë debatuar ky i fundit ka qëlluar viktimën me thikë.
Dyshohet se ata kanë patur një sherr të hershëm me njëri tjetrin. Viktima zotëronte edhe një dyqan që rregullonte biçikleta në këtë zonë, ku mendohet se edhe ka ndodhur konfklikti, i cili ka agravuar edhe në vrasje të 54 vjeçarit. Siç raportojnë burime për Faxnews, dyqani i viktimës ishte vjedhur disa ditë më parë dhe ai akuzonte fqinjin e tij F.P.
Autori është ende në kërkim, ndërkaq policia ka ngritur postoblloqe në zonë për të kapur autorin e dyshuar.
(J.D/Faxweb.al)