Pas vrasjes së dyfishtë në Shkodër, flet gjyshi i Asmer Bilalit.Fahri Vejuka është shprehur se shpreson që shteti të identifikojë autorët si dhe institucionet të bëjnë detyrën e tyre, pasi u është shuar familja.
Ai i ka bërë thirrje shtetit që t’i japë dy ditë leje Asmer Bilalit në prezencën e policisë, pasi nuk ka se kush t’i përcjellë njerëzit.
“Shpresojme qe shteti te gjeje autoret e vrasjes sepse eshte nje ngjarje shume e rende qe ka ndodhur. Pothuajse eshte shuar nje familje pas kesaj ngjarje dhe institucionet do te bejne detyren e tyre per cfare ka ndodhur. Asmer Bilali eshte djali i Astrit Bilalit dhe Asmeri eshte ne burg prej disa muajsh. Ai do te jete vetem ne varrim por ne kerkojme qe te lihet te pakten dy dite tek banesa e tij per te pritur njerezit sepse nuk ka askend. Vellai i tij 23 vjeç eshte shume i semure dhe nuk eshte askush tjeter. Shpresojme qe institucionet te vendosin doren ne zemer dhe te na mirekuptojne ne kerkesen tone. I falenderojme qe e kane lejuar te jete ne varrim por kerkojme te qendroje pak me gjate, te pakten dy dite dhe normalisht me prezencen e policise. Per te tjerat shteti te beje detyren dhe nese ka bere dicka mund te denohet por sot i kerkojme ta lejojne te pakten dy dite qe te qendroje sepse do dalin dy kufoma nga shtepia jone”.