Një tjetër pistë është zbuluar në lidhje me vrasjen e Lazër Arraj në fshatin Palaj të Dukagjinit.
Mësohet se po hetohet edhe pista për çështje droge, pasi pak kohë më parë në Palaj policia ka gjetur 1000 rrënjë kanabis.
Ndërkohë, policia ka arrestuar 26-vjeçarin Marash Arra, kushëri me viktimën, ndërsa policia bën me dije se kjo ngjarje dyshohet të ketë ndodhur për konflikte të mëparshme mes familjeve.
Lazër Arraj u gjet i vdekur nga nipërit e tij, ndërsa mësohet se ishte duke u kthyer për në Shkodër, ku ka edhe vendbanimin, ndërsa në fshat kishte qenë për të grumbulluar zahiretë e dimrit.