Nga ekzekutimi i Elton Çicos në lokalin “De Niro” në kryeqytet, prokuroria ka mundur të zbardhë të gjithë dinamikën e ngjarjes dhe autorët e përfshirë në të.
Në kërkesën dëguar në gjykatë zbulohet se mjeti me të cilin u largua autori drejtohej nga Nelgert Pata, 34 vjeçari i cili u ekzekutua disa muaj më vonë në një tjetër atentat në Fier.
Sipas Ora News Nelgert Pata, i vrarë në një atentat ne Fier në muajin nentër të vitit të kaluar dyshohet se ka qenë në drejtimin e mjetit që ka shoqëruar Jani Aliaj në atentatin ku mbeti i vdekur Elton Çiço.
DETAJE:
Ky element i papublikuar deri më tani, zbulohet në kërkesën për gjykim, dërguar nga Prokuroria e Tiranës në ngarkim të Jani Aliaj dhe tre personave të tjerë, të akuzuar si të përfshirë në vrasjen e ndodhur 1 majin e vitit 2016 në lokal “De Niro”, në ish-Bllok.
Megjithëse Prokuroria nuk e përmend specifikisht Nelgert Patën si të pranishëm në vendngjarje, hetuesit shpjegojnë veprime aktive që ky i fundit ka kryer me Jani Aliajn për të realizuar atentatin ndaj Elton Çiços.
Nilgert Pata u ekzekutua me breshëri automatiku në 22 nentor të vitit të kaluar në një pritë të organizuar në rrugën Fier-Seman.
Viktima jetonte në ilegalitet prej muajit grusht kur i kishte shpëtuar një tjetër atentati dhe ishte shpallur në kërkim nga policia e Tiranës për akuzën e moskallëzimit të krimit.
Pata u qëllua me një armë të dyshuar snajper, duke u plagosur lehtë në vesh sapo zbriti nga një automjet “Mercedes-Benz” i blinduar me targa ruse.
Në atë kohë policia dyshoi se ngjarja në fjalë erdhi si pasojë e veprës penale qe kishte bërë, por edhe për shkak të miqësisë së tij me autorët e vrasjes së Elton Çiços, i ekzekutuar në një lokal më 1 maj nga Jani Alia dhe Renato Milloshi.